Gazetari spanjoll sulmon Mbappe-n: Nuk është i lumtur as duke fituar 150 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndeshja e Nations League mes Francës dhe Austrisë ka përfunduar me fitoren 2-0 të transalpinëve, me golat e Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud. Goditje e bukur për kampionët në fuqi të botës, të cilët kalojnë kështu austriakët në renditjen në grup.

Por kjo nuk i ndal polemikat. Pas paraqitjes së shkëlqyer, Mbappe thumboi klubin e tij, Paris Saint-Germain, fajtor që nuk i jep të gjithë lirinë në fushë që ka në kombëtare.

Në intervistat pas ndeshjes, numri 7 shpjegoi se ai luan ndryshe me Francën dhe se paraqitjet e tij janë më të mira. Mjaft për të mërzitur shumë njerëz.

Nuk është sekret se Real Madrid ishte shumë afër marrjes së sulmuesit me kosto zero verën e kaluar.

Më pas erdhi rinovimi me parizienët, që befasoi klubin madrilen. Megjithatë, duke parë se çfarë po bën sulmuesi në Paris, ndoshta ata nuk kanë aq shumë keqardhje që nuk e kanë marrë lojtarin. Deri në atë pikë sa disa eksponentë të shtypit spanjoll afër Reali-t shpjegojnë se në fund ishte më mirë kështu.

Gazetari dhe bashkëpunëtori i AS, Manu Sainz, është përgjigjur me një postim në Twitter polemikave të bëra nga francezi pas ndeshjes.

“Mbappe sulmon PSG-në. Fatmirësisht Real Madrid nuk e mori atë. Ky djalë po bëhet një bombë me sahat. Më parë donte të ishte më protagonist, tani dëshiron më shumë liri. Nuk është i lumtur as duke fituar 150 milionë euro në vit”, ka thënë gazetari.

Dhe në fakt, duke pasur parasysh se Real-i i Ancelotti-t duket paksa një ishull i lumtur në krahasim me mjedisin e PSG-së së Galtier, ndoshta nga pikëpamja e harmonisë së ekipit, dështimi për të marrë Mbappe mund të ketë qenë një bekim.

Të fundit

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

‘Treni bullgar’, një trill propagandistik, jo një skemë reale

Altin Ketro Sapo përfunduan zgjedhjet e 11 majit, Sali Berisha dhe disa zëra të tjerë opozitarë nuk vonuan të artikulonin një justifikim të njohur tashmë: qeveria paska...

Amerikani që la “tokën e ëndrrave” për Gështenjasin

Zgjedhjet e njerëzve mbi vendet ku dëshirojnë të jetojnë janë sa të çuditshme, aq edhe reale. Dhe një nga këto raste është ai i...

Lajme të tjera

Web TV