Irlanda e Veriut përjashton futbollistin përpara ndeshjes me Kosovën, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar drejt Belfastit ku nesër në mbrëmje do të përballet me Irlandën e Veriut.

Dardanët kishin triumfuar në ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 3-2, derisa vendasit nesër synojnë revanshin.

Por para duelit me Kosovën nuk ka qetësi në kampin e irlandezo veriorëve.

Sulmuesi kryesor i vendasve, Kyle Lafferty është përjashtuar nga Kombëtarja shkaku i një komenti në rrjetet sociale.

35-vjeçari ka përdorur gjuhë sektare (të një sekti) dhe kjo është e papranueshme nga Federata e Futbollit të Irlandës së Veriut, duke e përjashtuar atë nga ekipi kombëtar.

“Lart keltët”, kaq ka thënë Lafferty që i ka kushtuar me përjashtim nga ekipi kombëtar.

“Lojtari i ekipit të meshkujve të Irlandës së Veriut, Kyle Lafferty, është përjashtuar nga skuadra përpara ndeshjeve të ardhshme të Ligës së Kombeve të UEFA-s kundër Kosovës dhe Greqisë”.

“Shoqata Irlandeze e Futbollit është në dijeni të një videoje në mediat sociale e cila është shpërndarë gjerësisht. Shoqata gjithashtu njofton se një hetim është nisur për videon nga klubi i sulmuesit, Kilmarnock FC”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Irlandës së Veriut.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV