Izrael-Shqipëri/ Gianni De Biasi mbështet Shqipërinë: Ja si mposhtet Izraeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me Izraelin kemi përballje interesante vitet e fundit, sepse na kanë shkaktuar humbje të hidhura në shtëpinë tonë, ndërsa kuqezinjtë ua kanë kthyer reston në Tel Aviv. Kështu ndodhi në eliminatoret e Botërorit 2018, kur na mundën në Elbasan 0-3 dhe më pas fituam në fushën e tyre 3-0. Trajner në të dyja ndeshjet ishte Gianni De Biasi. Edhe në këtë edicion të Ligës së Kombeve “raundin” e parë e fituan izraelitët në “Air Albania” dhe tani do të duhet një tjetër përmbysje si para 5 vitesh në Tel Aviv.

Po a ia del dot Shqipëria këtë herë? Vetë De Biasi thotë “po”. Ish-trajneri i Shqipërisë jep edhe recetën se si mund të fitohet kundër Izraelit në fushën e tij. Aktualisht ai drejton Azerbajxhanin dhe të enjten shijoi një fitore të madhe kundër Sllovakisë, 2-1 në kohën shtesë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, De Biasi thotë se Shqipëria i ka kartat në rregull për të fituar të dyja ndeshjet dhe për ta mbyllur e para në grup.

Shqipëria luan kundër Izraelit sot, a mund t’ia dalë atje?

Padyshim që po. Izraeli është skuadër e mirë, por Shqipëria është gjithashtu një ekip i fortë, me lojtarë cilësorë dhe me shumë personalitet.

Po, por kemi shumë mungesa: Gjimshiti, Kumbulla, Manaj, Bare…

Kjo për mua është dytësore. Po, e di që ata janë lojtarë shumë të mirë dhe pjesë e formacionit bazë, por Shqipëria ka lojtarë të tjerë cilësorë që mund të bëjnë mirë në Kombëtare. Brezi aktual i futbollistëve është vërtet premtues dhe unë mendoj se Shqipëria i ka kartat në rregull për t’i fituar të dyja ndeshjet dhe për të dalë e para në grup.

Po, por Izraeli na mundi në ndeshjen e parë në shtëpi…

E thashë, ata janë një skuadër e mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk munden në shtëpinë e tyre. Diçka ka ndodhur në të kaluarën me ta… (qesh).

Lexo edhe :  PSG apo Inter, cila e fiton Champions League? Superkompjuteri bën parashikimin

Po, i kemi mundur kur ju drejtonit Kombëtaren, madje ndeshjen e parë e kishim humbur 3-0 në Elbasan. A keni ndonjë “porosi” për Rejën?

Asnjë porosi për Rejën. Ai është një trajner i zoti, që di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Do të ishte jo korrekte që unë tashmë i shkëputur nga Shqipëria prej kaq shumë vitesh të jepja këshilla në distancë për një koleg. Unë kam besim te skuadra dhe trajneri.

Dakord, po ua bëjmë ndryshe pyetjen… Çfarë bëtë me skuadrën që pasi humbët 3-0 në Elbasan, u hakmorët atje duke fituar gjithashtu 3-0?

Së pari, më lejoni t’ju them se ajo humbje në Elbasan ishte e çuditshme. Penalltia dhe kartoni i kuq aq shpejt kushtëzuan gjithçka. Madje, mendoj se që aty u vendos fati i atij takimi. Praktikisht pas atij episodi nuk pati më histori, sepse gjërat për ne shkuan keq. Ndërsa për ndeshjen e kthimit, nuk mund t’ju them me saktësi se çfarë kemi punuar në stërvitjen që kryem në Turqi, por mbaj mend që lojtarët ishin si të “plagosur”. Pra, ishte një skuadër me karakter dhe e ndieja, e lexoja në sytë e tyre që kërkonin revansh ndaj Izraelit. U kërkova vetëm që të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe të shfrytëzojnë rastet që do t’ju jepeshin. Për fat të mirë i shfrytëzuam rastet dhe Sadiku ka shënuar dy gola. Ishte një lehtësim edhe për mua. Humbjen 3-0 në Elbasan e vuajta shumë dhe vetëm pas fitores në Izrael u ndieva i çliruar./PanoramaSport

Të fundit

Dhia në Vlorë u ndëpreu rrugën, flet çiklisti protagonist i Xhiros së Italisë

Xhiro e Italisë mbylli dje etapën e tretë dhe të fundit në Shqipëri. Çiklistët garuan në Vlorë ku një...

Përmet/ 47-vjeçari hyn me dhunë në banesën e një gruaje dhe e ngacmon seksualisht

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në qytetin e Përmetit. Në 47-vjeçar dyshohet se në gjendje të dehur është futur me dhunë në...

Përfundon numërimi edhe në Skrapar, Partia Socialiste fiton 66.46% të votave!

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Skraparit, që i përket qarkut Berat. Nga rezultatet, Partia Socialiste del forcë e parë me...

Qarku Vlorë/ PS kryeson me shumicë votash, “Shqipëria Bëhet” forcë e tretë

Në Vlorë janë numëruar 198 qendra votimi nga 449 në totali, ku deri tani kryeson Partia Socialiste me  22,581 vota ose 57.5% Pason Koalicioni Partia Demokratike...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Grupi i PD-së për mediat ka njoftuar se kryedemokrati do të zhvillojë një konferenë me gazetarët në orën 13:30. Konferenca do të zhvillohet në sallën “Azem...

Lajme të tjera

Web TV