“Hiqjani aparaturat se po vuan”, babai përlot me rrëfimin për humbjen e së bijës 12 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një histori prekëse ka qenë fokusi i “Shihemi në gjyq” ditën e sotme.

Bardhyli është një baba që 6 vite më parë ka humbur vajzën e tij 12-vjeçare në një aksident. Sot, ai ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babanë e tij, Ibrahimin. Përballja në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan nuk është aspak e lehtë, ndërsa në publik ndodhet edhe bashkëshortja e Bardhylit, Lavdia. Si fillim, mes lotëve, ai nis të rrëfejë ngjarjen e tmerrshme që ka shenjuar jetën e tyre.

Bardhyl: Në datën 26 Qershor të 2016 më ka bërë vajza aksident. U nis nga shtëpia, kishim dasmë, martuam mbesën, u nis ditën tjetër për të ikur. I dhashë prokurën vëllait tim për të ikur në Korfuz. Gjatë rrugës, ka bërë aksident në Qafë-Muzinë, aty e ka bërë aksidentin.

Eni Çobani: Dhe nga të gjithë njerëzit që ndodheshin në makinë, vetëm vajza juaj humbi jetën.

Bardhyl: Vetëm vajza ime.

Eni Çobani: Në moshën?

Bardhyl: Në moshën 12-vjeçare. Duke parë televizor, ishte vëllai tjetër nga shtëpia e vet, pashë makinën me targa greke, ka bërë aksident.

Eni Çobani: Ju e patë në televizor lajmin?

Bardhyl: Po. Kur kam shkuar në spitalin e Gjirokastrës, ç’të shihja më? Mirë që më ka mbajtur Zoti mendjen. I thashë atyre doktorëve “hiqjani aparaturat se kjo po vuan, s’ka jetë më”. E puth babi se edhe e kemi bezdisur këto ditë, edhe ajo nuk ndihet mirë atje, na e bëj hallall se ai që na e ka bërë, do dalë e vërteta,  të vërtetën do ta gjesh ti zonja Eni.

Por nuk mbaron këtu. Nga dhimbja, u largua për në Francë dhe procesin e dëmshpërblimit ia la ta ndiqte kushëririt të tij. Ky i fundit, siç u zbulua gjatë seancës së ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”, nga shuma 135 milionë, i ka dorëzuar 50 milionë cash në dorë babait të Bardhylit, Ibrahimit.

Lexo edhe :  Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Babë e bir u përplasën në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan sepse Ibrahimi nuk e besonte që Selimi, nipi i tij të ketë vjedhur paratë. Bardhyli, i ka kërkuar paratë babait të tij, por ai thotë se ia ka dhënë të gjitha.

Të fundit

Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA,...

E konfirmojnë autoritetet: COVID është rikthyer në Shqipëri! Ja ç’po ndodh

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Eugena Tomini, ka deklaruar se në javët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19...

Rama replikon me Farage: Gabove me shifrat/Shqiptarët s’janë mish i propagandës së Brexit

Replikat në distancë mes kreut të qeverisë shqiptare, Edi Ramës dhe politikanit britanik Nigel Farage, mesa duket nuk kanë për të ndaluar. Ka qenë kryeministri...

Leibniz, kur një gjeni i Evropës i ktheu sytë nga shqipja

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të qetë të vitit 1646, ndërsa Evropa ende shëronte plagët e luftërave fetare dhe mendimi shkencor po përpiqej të...

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në...

Lajme të tjera

Web TV