U mbajt peng nga rusët për 5 muaj/ Britaniku që luftoi në Ukrainë rrëfen torturën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas britanik, i cili kishte shkuar për të luftuar në Ukrainë, ka rrëfyer torturat që i kishin bërë rusët, teksa ishte peng për 5 muaj.

Aiden Aslin është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ku ka thënë se ai “u trajtua më keq se një qen” dhe u mbajt në izolim për pesë muaj nga ushtria ruse, së bashku me disa ukrainas.

Në një intervistë për The Suan, Aslin ka treguar se të burgosurit duhet të këndonin himnin kombëtar rus çdo mëngjes dhe se kush nuk e bënte do të dhunohej.

Aslin nga Newark, Nottinghamshire u arrestua në prill ndërsa luftonte në qytetin juglindor të Mariupol.

Duke iu referuar një rasti kur u godit me thikë në shpinë, Aslin tha: “E dija se kishte një mundësi shumë të madhe që do të vritesha”.

Më pas ai u pyet nga një gardian rus: “Do një vdekje të shpejtë apo një vdekje të bukur?”

Pasi ai u përgjigj “një vdekje të shpejtë”, Aslin tha se ushtari rus iu përgjigj duke i thënë: “Ti do të kesh një vdekje të bukur dhe unë do të sigurohem që të jetë një vdekje e bukur”.

“Nuk mund të shkonim në tualet si duhet sepse nuk kishim tualet”, tha ai, duke shtuar se duhet të përdornin shishe bosh.

Aslin tha se ai mbijetoi për tre javë duke ngrënë copa bukë dhe ujë dhe iu desh t’i lutej pengmarrësve të tij, që t’i jepnin ujë rubineti.

Në qeli kishte një dritare, por ajo nuk kishte “asgjë për të na mbrojtur nga elementët e jashtëm”, tha ai.

Ndërsa ka treguar se kur i është kontrolluar pasaporta, “sapo thashë Britania e Madhe më erdhi një grusht në hundë”, rrëfeu britaniku.

Lexo edhe :  Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Aslin tha se e vetmja herë që u la i lirë ishte të bënte propagandë ose të merrte telefonata.

Të fundit

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim...

Fier, Rama kërkon dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë

Burime nga mbledhja që u zhvillua në bashkinë e Fierit bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqje të gjithë drejtuesve...

Bergamo, burri vdes pasi u thith nga motori i avionit

Trafiku ajror në aeroportin e Bergamos, Orio al Serio u pezullua për disa orë për shkak të vdekjes së një personi në pistë. Mediat italiane...

Me pistoletë në “Range Rover”, i riu përfundon pas hekurave në Ksamil

Një 31-vjeçar nga Kosova ka përfunduar në prangat e efektivëve të policisë së Sarandë, pasi lëvizte me një armë zjarri në makinë. I riu u...

BE-ja i jep aprovimin Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës prej janarit të vitit...

Lajme të tjera

Web TV