Braktisi familjen për ukrainasen/ Britaniku ndahet edhe me 22-vjeçaren: Nuk ishte për mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak muaj më parë, ndarja e një çifti britanik pas lidhjes së dashurisë mes 30-vjeçarit Tony Garnett dhe ukrainases 22-vjeçare Sofiia Karkadym, rrëmbeu titujt kryesorë të mediave botërore.

Karkadym ishte një e arratisur nga lufta dhe u strehua nga çifti britanik, në solidarizim me personat që vuanin nga agresioni rus.

Megithatë, Garnett dhe 22-vjeçarja ranë në dashuri, që çoi edhe në ndarjen e tij nga bashkëshortja Lorna Garnett, 28 vjeç me të cilën kishte edhe dy fëmijë.

Në atë kohë ukrainasja deklaroi se ishte në një gjendje jo të mirë psikologjike, pasi kishte frikë se një akt i tillë do të krijonte paragjykim për bashkëkombasit e saj dhe se shtetasit e huaj do të refuzonin ndhënien e ndihmës aq shumë të nevojshme për ta.

Ndërkohë që Daily Mail raporton sot se 30-vjeçari është ndarë edhe nga Sofiia Karkadym. Tony Garnett, u shpreh se e ka përzënë 22-vjeçaren, pasi ajo abuzonte me alkolin dhe se ka arritur deri aty sa ka goditur disa herë me thikë një mur në shtëpinë me qira në të cilin çifti i ri banonte.

Gjithashtu britaniku akuzoi se ajo ndërhynte në marrëdhënien e tij me dy vajzat, dhe se i kishte vërë të qartë se ato do të jenë gjithmonë të parat për të.

Braktisi gruan dhe fëmijët për ukrainasen që u arratis nga

Toni pohoi se gjërat arritën në një pikë pa kthim kur në festën e 30 vjetorit të tij, Sofia mori një thikë dhe goditi murin e shtëpisë ku jetonin në Bradford, West Yorkshire, veprim pas të cilit ai tha se u detyrua të thërriste policinë.

“Nuk mund ta duroj më abuzimin apo zemërimin e saj.I lashë Lornën dhe dy fëmijët e mi për të dhe bëra çdo përpjekje për të mos u ndarë me të. Kam punuar shumë për ta bërë këtë marrëdhënie të funksionojë. E dija që do të dukeshim shumë keq nëse do të sepse kemi një profil mediatik referuar të gjithë vëmendjes që na është kushtuar në televizion dhe internet. Gjithashtu më vinte sinqerisht keq për të. Ajo la shtëpinë dhe vendin e saj që ishte në luftë dhe nuk njihte askënd këtu.

Lexo edhe :  Si ndikon përdorimi i rrjeteve sociale në nivelin e lumturisë

Po, e ndjeva dhe mendova se isha i dashuruar me të. Por ka një anë të saj që nuk mund ta duroj më. Ajo zemërohet dhe bëhet agresive. Të shtunën mbrëma ajo mori një thikë dhe goditi murin disa herë. Më frikësoi vërtet dhe nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të thërrisja policinë. Kjo nuk më bën aspak të lumtur, por isha i shqetësuar për sigurinë time”, deklaroi ai.

Braktisi gruan dhe fëmijët për ukrainasen që u arratis nga

Sherri ndodhi kur dy refugjatë të tjerë ukrainas – Sofiia Rastorhuieva dhe i dashuri i saj Illia Tronevych – po qëndronin me çiftin.

Ata ishin transferuar me Tonin dhe Sofijen pasi 30-vjeçari pa një thirrje të dëshpëruar prej tyre në Facebook, duke kërkuar strehim.

“Kam bërë një gabim duke u lidhur me Sofian. Siç e kam thënë edhe më parë, marrëdhënia ime me Lornën tashmë kishte përfunduar dhe unë isha vërtet i pakënaqur. Por kjo nuk ishte gjëja e duhur për mua. Jam përpjekur ta ndihmoj. Unë nuk e kam braktisur atë dhe madje i kam dërguar mesazh nënës së saj për ta ndihmuar atë me ndihmën e Google Translate. Ajo mund të jetë duke vuajtur nga PTSD (pasoja port traumatike të personave të përballur me luftën), por ajo është nga Kievi ku nuk ka pasur shumë luftë. Shpresoj që ajo të gjejë një vend të sigurt për të jetuar dhe të jetë në një vend më të lumtur. Por ajo nuk është për mua”, tha ai.

Të fundit

Infeksioni vdekjeprurës i ‘kërpudhës së zezë’ që shkatërron indet

Mukormukoza është një infeksion fungal potencialisht fatal, i cili prek kryesisht individët me sistem imunitar të dobësuar. Personat me...

Spanjë, kapen duke transportuar kokainë me taksi, arrestohen dy shqiptarë

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët u kapën duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine me një taksi. Dy pasagjerë që...

Stërvitjet e NATO-s në Rumani testojnë gatishmërinë mbrojtëse të Evropës

Forca më e re e reagimit të shpejtë të NATO-s po teston fuqinë e saj në Rumani, vetëm pak kilometra larg kufirit ukrainas. Forca më...

Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, katër gola dhe spektakël

Barazim 2-2 mes Laçit dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores. Kurbinasit kaluan në epërsi që në minutën e 11-të me Myrtën. Vendasit befasuan sërish...

Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë, 24 vjeçarja u vra nga babai?!

Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestinese Rayyan Alwan, krim i ndodhur në Tiranë brenda një banese të marrë me qira, kanë marrë drejtim të...

Lajme të tjera

Web TV