Fitoi medalje ari në mundje, Veliaj i dhuron apartament kampionit të botës Abakarov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur sot kampionin e botës në mundje, Zelimkhan Abakarov, i cili pak ditë më parë ngriti lart flamurin shqiptar në majën më të lartë të podiumit në Beograd.

Një takim në shenjë mirënjohje për Abakarov, që është shprehur jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Kryetari i bashkisë i ka dhuruar një apartament 2+1 në kryeqytet Abakarov, si dhe një apartament 1+1 Islam Dudaev, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelet më të larta në kompeticione ndërkombëtare duke qenë pretendent për medalje.

“Ky gjest simbolik i ka ngrohur zemrat jo vetëm kampionëve tanë, por të gjithë sportistëve që duan të bëhen kampionë sepse ata tashmë shohin një dritë vlerësimi për të gjithë mundin dhe lodhjen që secili prej sportistëve lë në sportin e tij”, shkruan Federata e Mundjes në postimin për këtë takim në Bashkinë e Tiranës.

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV