Kriza energjetike/ Qeveria i jep fondin e dytë KESH për të përballuar situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pasojë e thellimit të krizës energjetike, qeveria ka miratuar fondin e dytë për KESH për të siguruar likuiditet dhe për të përballuar importet e kushtueshme. Në fletoren zyrtare është publikuar vendimi i qeverisë ku në dispozicion të KESH vihet pagesa e dytë prej 8 miliardë lekësh për të përballuar furnizimin me energji, pavarësisht çmimeve të larta të importit. Ky fond përballohet nga buxheti i vënë në dispozicion për sektorin energjetik në kushtet e krizës globale.

Ky është transhi i dytë që miratohet për t’ju thënë KESH, ndërsa më herët me vendim të datës 29 korrik 2022, u miratua edhe pagesa e parë po në vlerën 8 miliardë lekë. Në total qeveria ka vënë në dispozicion të Korporatës Elektro-energjetike për këtë vit për të përballuar krizën e energjisë 28 miliardë lekë, ndërsa deri më tani  vlera e importeve të energjisë nga bursa ndërkombëtare nga janari deri më tani e ka kapërcyer shifrën prej 300 milionë eurosh.

Gjatë këtij viti çmimi për megavat ka arritur mbi 1 mijë euro, ndërsa vlera më e lartë me të cilën është importuar energjia nga KESH ka qenë 521 euro një megavat.

Prej janarit të këtij viti e deri më tani janë importuar mbi më shumë se 300 milionë euro energji elektrike nga KESH, ndërkohë që çmimi për megavat ka arritur në shifra rekord prej mbi 500 euro. Rreth 50 milionë euro janë shpenzuar për të garantuar furnizim me energji elektrike vetëm në 2 javët e para të muajit gusht.

Për të shmangur rritjen e mëtejshme të faturës financiare për të blerë energji, qeveria ka vendosur që prej 1 tetorit të gjitha familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj do të paguajnë 42 lekë për kilovat dhe jo më 9.5 lekë/kilovati siç aktualisht po ndodh.

Lexo edhe :  “Përvëlim në vjeshtë”/ Një Shtator me temperatura jashtë normales

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV