Rikthehet pas shumë vitesh mungesë, Rihanna do të jetë ylli i shfaqjes Super Bowl 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rihanna do të jetë ylli i shfaqjes së Super Bowl-it të ardhshëm të NFL, i cili do të mbahet më 12 shkurt 2023 në Glendale, Arizona.

Këngëtarja ka postuar këtë të diel në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron 135 milionë ndjekës, një imazh pa tekst që tregon dorën duke mbajtur një top NFL.

Më pas, liga konfirmoi me një deklaratë se Rihanna do të jetë figura e shfaqjes së Super Bowl.

“Rihanna është një talent brezash, një grua me fillime modeste që ka tejkaluar pritshmëritë në çdo hap. Një person i lindur në ishullin e vogël të Barbados, e cila u bë një nga artistët më të shquar të të gjitha kohërave”, tha reperi Jay-Z, i cili do të prodhojë shfaqjen Super Bowl për NFL përmes kompanisë së tij Roc Nation.

Performanca e Super Bowl është një ngjarje vërtet globale që tërheq po aq vëmendje sa vetë ndeshja.

Kështu Rihanna do të jetë pasardhëse e Dr. Dre, Snoop Dogg, Eminem, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar, të cilët u zgjodhën për Super Bowl-in e vitit 2022, në të cilin Los Angeles Rams u shpallën kampionë në shtëpinë e tyre (SoFi Stadium në Los Angeles) duke mundur Bengalët e Cincinnatit.

The Weeknd (2021), Jennifer Lopez dhe Shakira (2020), Maroon 5 (2019), Justin Timberlake (2018), Lady Gaga (2017), Coldplay (2016), Katy Perry (2015), Bruno Mars (2014) dhe Beyoncé (2013) përmbyllin listën e fundit të shfaqjeve të Super Bowl.

Për më tepër, shfaqja e vitit 2023 do të jetë shfaqja e parë Super Bowl që do të sponsorizohet nga Apple Music, e cila ka zëvendësuar Pepsin si sponsor të shfaqjes.

I konsideruar si një nga yjet më të rëndësishëm të popit të shekullit të 21-të, ky Super Bowl tregon për një rikthim të mundshëm të muzikës së Rihanna-s, e cila nuk ka publikuar një album që nga ‘ANTI’ (2016). Rihanna ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm vitet e fundit me markën e saj të modës dhe kozmetikës ‘Fenty’.

Të fundit

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili...

PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

Nga Toni Drishti Ka një garë absurde në PD se kush i thur më shumë lavde Sali Berishës. Ivi Kaso një ditë më parë propozoi që...

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas...

Lajme të tjera

Web TV