Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest shtëpie për mjekun Fitim Marku të arrestuar te premten te spitali i Traumës.
Burime bëjnë me dije se për shkak të Ishemisë mjeku ishte i lidhur me aparatura dhe në pamundësi për të dhënë shpjegime para gjykatës.
Kujtojmë se Marku pësoi ditën e sotme ishemi cerebrale në paraburgim. Duke qenë se iu rrezikua jeta, ai u dërgua në spitalin e Traumës, aty ku dhe iu komunikua masa e sigurisë.