E pabesueshme/ Shqipëria e pëson në fund, nuk mposht dot as Islandën me 10 lojtarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare nuk di të fitojë edhe kur është në avantazh. Shqipëria e pëson përsëri në fund, duke e mbyllur 1-1 ndaj Islandës në ndeshjen e luajtur në “Air Albania”.

Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 35-të. Ishte Ermir Lenjani ai që realizoi pas një gjuajtje të bukur me kokë. Duhet vlerësuar edhe pasimi perfekt i Uzunit. Goli ishte produkt i lojës së mirë së kuqezinjve, nisur edhe nga fakti që ishin në epërsi numerike, pasi Islanda që nga minuta e 11-të luajti me 10 lojtarë.

Gunnarsson doli nga loja me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Uzunit. Ky episod pas ndërhyrjes së VAR. Kuqezinjtë luajtën mirë edhe në pjesën e dytë, duke kërkuar me ngulm golin, por nuk ia dolën dot.

Plot 14 goditje nga këndi për ekipin tonë kombëtar, por nuk ishte e thënë të shënohej më. Dhe në aksionin e fundit është Islanda që ndëshkon me Anderson. Asnjë fitore për Shqipërinë në grup, duke e mbyllur aventurën në Ligën e Kombeve me vetëm 2 pikë.

Të fundit

Shqipëria e përfshirë nga i nxehti afrikan, reagon Çupi: Të dënohet…

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kjo është një nismë e justifikuar dhe se ndëshkimi duhet...

Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Filmi fitues i çmimit Oscar në vitin 2024, Oppenheimer, që flet për shkencëtarët që punuan në Projektin Manhattan, nxit një reflektim mbi bombën atomike:...

Zjarret jashtë kontrollit/ Kërkohet ndihmë urgjente në Gramsh, banorët të bllokuar

Në fshatrat Kullollas, Bletës dhe Menkollarë të Gramshit, nga zjarri masiv janë përfshirë dhe banesa, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Burime nga terreni bëjnë...

Çlirimi vazhdon! Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish mesditën e sotme pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në një postim në Facebook, kreu i...

Mjerimi i krizës

Nga Ben Andoni Në këto ditë kur njeriu mendon të prehet dhe siç ndodh rëndom në Shqipëri të mendojë në përparësi të papriturat që e...

Lajme të tjera

Web TV