Lëvizjet e Putin/ Më 30 shtator shpall aneksimin e territoreve të pushtuara të Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të shpallë aneksimin e rajoneve të okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse gjatë një fjalimi në parlament më 30 shtator, sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, ndërsa një këshilltar presidencial ukrainas tha se ukrainasit, të cilët ndihmojnë në kryerjen e referendumet, ata do të përballen me akuza për tradhti dhe burgim prej të paktën pesë vjetësh. Referendumet, aktualisht duke u zhvilluar në katër provinca të Ukrainës, do të përfundojnë sot dhe “udhëheqësit e Rusisë pothuajse me siguri shpresojnë se një njoftim për përfshirjen e këtyre zonave në Federatën Ruse do të shihet si një justifikim për operacionin ushtarak special dhe do të forcojë mbështetjen patriotike për konfliktin”, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes.

Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak deklaroi në një intervistë për gazetën zvicerane Blick se kanë një listë me emra të njerëzve që kanë marrë pjesë në një farë mënyre në mbajtjen e referendumeve.

“Po flasim për qindra bashkëpunëtorë (të forcave pushtuese). Ata do të ndiqen penalisht për tradhti. Ata përballen me dënime të paktën pesë vjet burg”, shtoi ai.

Të fundit

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Furnizimi me ujë, raporti i ERRU-së: Në Kamëz dhe Vorë ka 4-8 orë në ditë

Uji me orar vijon të shoqërojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, dhe premtimi i kahershëm për furnizim 24 orë në të...

Lapaj: Kërkoj falje për gabimin, Shabani ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

Në daljen e parë pas debatit publik me Endri Shabanin, kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj rrëfeu se formulën me familjarët në listën e...

Lajme të tjera

Web TV