“O ushtar i Berishës, koka e krimit”, qytetari i ‘bën pritë’ Genc Rulit para SPAK (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka dëshmuar sot në zyrat e hetuesve të SPAK për më shumë se një orë, lidhur me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani. Por gjatë kohës që ai ka lënë zyrat e Prokurorisë së Posaçme një situatë e pakëndshme është regjistruar për ish-ministrin e Berishës.

Një qytetar, që ndodhej në ambientet e jashtme të SPAK, e akuzoi Rulin si “koka e krimit të Berishës”.

“O hajduta, o hajduta, o ushtar të Sali Berishës. Ruli hajdut, koka e krimit është Ruli. Koka krimet të Sali Berishës”, u shpreh qytetari.

Një ditë më parë në SPAK ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi, ku u pyete si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij.

Më herët për të njëjtën çështje ka dëshmuar në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Kallëzimi për aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku është ndërtuar një kompleksh pallatesh, është bërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV