“A je këtu”/ Biden kërkon mes turmës kongresmenen që humbi jetën një muaj më parë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Joe Biden jo pak herë është vendosur në qendër të vëmendjes për momentet e çuditshme dhe të sikletshme në të cilat gjendet në fjalimet dhe daljet e tij publike.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë një fjalimi që ai po mbante gjatë Konferencës së Shtëpisë së Bardhë për Urinë, Ushqyerjen dhe Shëndetin në Uashington. Teksa po fliste, Biden i kërkoi turmës të nxirrnin në skenë kongresmenen Jackie Walorski, teksa në fakt kjo e fundit ka ndërruar jetë një muaj më parë, pas një aksidenti.

“Jackie, a je këtu? Ku është Jackie?” pyeti presidenti.

“Ajo nuk qenka këtu”, përfundoi ai, ndërsa turma e shikonte e habitur.

Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar gjithashtu të luante një video homazh për të, por duket se për shkak të këtij incidenti planet ndryshuan dhe videoja nuk u shfaq.

Walorski ishte ndër katër personat e vrarë në një aksident automobilist, më 3 gusht 2022 teksa po kthehej nga një ceremoni inaugurimi në Claypool, Indiana.

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV