Gazi rrjedh në Detin Baltik, ngrihet alarmi: Gazsjellësi Nord Stream 2 mund të shpërthejë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrjedhje masive gazi është raportuar pranë gazsjellësit inaktiv Nord Stream 2.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet daneze, sipas të cilave, rrjedhja është raportuar me vendodhje të saktë në detin Baltik.

Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shohin rrjedhjet si akte sabotimi ose sulmi, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se janë “akte të qëllimshme”. Kryeministri polak Mateusz Morawiecki i quajti rrjedhjet një akt sabotimi që “ndoshta shënon hapin e ardhshëm të përshkallëzimit të situatës në Ukrainë”. Kryeministrja në largim e Suedisë Magdalena Andersson tha se “ka pasur shpërthime”, megjithëse ministrja e Jashtme, Ann Linde tha se nuk do të “spekulojë mbi motivet apo aktorët”.

Edhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha se rrjedhja kishte ndodhur për shkak të një “sabotimi”. Ajo paralajmëroi “përgjigjen më të fortë të mundshme” ndaj çdo ndërprerjeje të qëllimshme të infrastrukturës energjetike evropiane.

Detaje mbi ngjarjen ende nuk janë bërë publike, por Nord Stream 2 është një ndër temat më të nxehta të diskutuara ditët e fundit, pasi Rusia ka kërkuar nga Gjermania rikthimin e projektit dhe nisjen e furnizimit me gaz në rrugë direkte, drejt Berlinit.

Anulimi i projektit Nord Stream 2 ka qenë ndër vendimet më të guximshme të kancelarit gjerman Olaf Scholz, menjëherë pas zgjedhjes së tij në krye të vendit dhe duke parë përshkallëzimin e luftës në Ukrainë.

Scholz, në mars, vendosi pezullimin e plotë të gazsjellësit, duke i shkaktuar një goditje të vërtetë Rusisë.

Vetëm dje ndërkohë, ai arriti një marrëveshje historike me Emiratet e Bashkuara Arabe, për furnizimin me gaz dhe naftë, duke evituar kështu thuajse plotësisht varësinë nga Gazprom, deri në çastin kur vetë Gjermania mund të bëhet një prej fuqive e energjisë së ronivueshme në Evropë dhe të ketë autonomi të plotë nga hidrokarburet e importuara.

Të fundit

Ambasada e SHBA-së “uron thatë” për zgjedhjet e 11 majit

Ndërsa opozita po mbetet dyerve të institucioneve për të gjetur të vërtetën e saj pretenduar për “zgjedhje të manipuluara”...

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Ç’është Ulqini për ne?

Eduart Caka  Para disa javësh u gjenda në Ulqin për një konferencë mbi zonën e Anës së Malit. Aktiviteti përkonte me disa ngjarje të rëndësishme që po...

5G në Shqipëri, shpejtësi dhe frikë

Nga Leonard Veizi 5G ka hyrë në Shqipëri. U vonua ca, por tani po shtrohet këmbëkryq. Një gjë të tillë e kam thënë dhe më...

Lajme të tjera

Web TV