Infantino: Tirana është kryeqyteti i Botës, më ndaluan prej dhuratës së shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zhvilluar ceremonia e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama.

Presidentit të FIFA-s i është bërë një prezantim i gjerë i historisë së kombëtares prej kohës së themelimit deri në pikën kulmore që ishte pjesëmarrja në Europianit e vitit 2016 në Francë.

Infantino: Është një emocion i madh që gjendem këtu me ju, shiu sjell bereqet kështu që jemi të kënaqur që bie shi. Kjo është një ditë feste, një ditë ku përurojmë Shtëpinë e Futbollit”. Prej kohësh kur FSHF është anëtare e FIFA-s, UEFA-s dhe të gjithë ishte koha t’ia dilnim së bashku për të ndërtuar këtë Shtëpi që është për të gjithë. Ky projekt do të sjellë më shumë projekt dhe pasion te të rinjtë, projekton Shqipërinë në një epokë të re.

Futbolli në Shqipëri ka një ndryshim të madh, kam ardhur para 20-viteve dhe nisëm të mendonim se çfarë do të bënim, por ajo që shoh nuk është 20 vite më pas, por 2000 vite. Shqipëria është e projektuar drejt së ardhmes dhe stadium është një simbol, stadium ku u bë finalja, por edhe stadiumet e tjera në bashkëpunim me kryeministrin tregon sa e do ky vend futbollin. Jam krenar që gjendem këtu sot, të gjithë sytë e botës janë këtu në Tiranë.

Sot është kryeqyeti i botës, të gjithë do ta shohin. Shqipëria ka shënuar përparime të mëdha në infrastrukturë, mund të bëhet edhe më shumë, do të investojmë edhe në fushat e qyteteve të tjera. FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë. Tashmë, po ecim në një drejtim edhe për bastet, e kemi mbyllur këtë plagë dhe mund të rregullohet tashmë. Falenderoj kryeministrin dhe tashmë të ardhurat nga bastet mund të investohen për futbollin dhe për të rinjtë që merren me këtë sport.

Lexo edhe :  VIDEO: "Sofra hudh e prit", Rama i bie daulles, inspekton rrugën Maqellarë-Peshkopi

Është vizita ime e katërt dhe do të rikthehem më shpesh. Më bënë dhuratë një pako, nuk e hapa por në aeroport ma hapën ata të sigurisë dhe pashë që brenda ishte një shpatë shqiptare. Më thanë se nuk mund të shkoja në avion me shpatë, por i thashë se ishte një shpatë shqiptare.  Jam dhe ndihem shqiptar”, u shpreh Infantino.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV