Kim zbulon detaje nga takimi me Metën: Ja çfarë kufizimi kam nga Uashingtoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka treguar detaje nga takimi që pati pak ditë më parë me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në selinë e kësaj force politike.

Në emisionin “Opinion”, ambasadorja tha se takimi me Metën ka zgjatur për më shumë se 2 orë, ku kanë diskutuar për tema të ndryshme.

Edhe pse kur Meta ka mbajtur postin e Presidentit ka patur deklarata të ashpra ndaj kryediplomates amerikane në Tiranë, Kim tha se e vetmja gjë që i intereson është që të ketë kontakt me çdo forcë politike për të diskutuar lidhur me forcimin e demokracisë në institucione.

Duke u treguar e rezervuar mbi atë çfarë konkretisht diskutuan në selinë e PL, Kim tha se për disa çështje ka pikëpamje të ndryshme nga Meta.

Pjesë nga intervista e ambasadores në Opinion

Fevziu: Faleminderit, le t’i kthehemi vizitës në zyrën e ish-Presidentit Meta, cili ishte qëllimi?

Kim: Dakord, folëm më herët për rëndësinë e institucioneve demokratike. Për ne, marrëdhëniet institucionale janë shumë të rëndësishme. E di që hera-herës media këtu, por edhe në Amerikë, na pëlqen t’i personalizojmë gjërat, apo jo? Na pëlqen ta lidhim diçka me këtë apo atë person, por…

Fevziu: Është normale…

Kim: Normale, po! Por në fakt, për demokracitë dhe për diplomacinë nga Amerika, ka të bëjë me institucionet. Pra, për ne, është normale, është e rëndësishme të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë që janë në Shqipëri sepse ne, e para, duam të sigurohemi që e kuptojmë njëri tjetrin. Së dyti, duam të nxisim njëri-tjetrin, mendoj, ta ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë ose kur është me vend, që të vazhdojmë ta mbajmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Ndaj, do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…

Fevziu: Për Z. Berisha, po…

Kim: Dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë.

Fevziu: Por marrëdhëniet me ish-Presidentin Meta kanë qenë të forta disa herë. Keni shkëmbyer deklarata, le të themi, dhe pastaj Z. Meta u ftua për fjalimin kryesor gjatë festimit të pavarësisë…

Lexo edhe :  VIDEO/ Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

Kim: Edhe një herë, nuk është mesazh i fshehtë. Është një mesazh shumë i hapur, që institucionet demokratike kanë rëndësi. Dhe, është normale në për vende, po e diskutoja këtë me stafin tim, që është normale, që në festën për Ditën tonë të Pavarësisë, që është festa më e madhe, më kryesorja, është normale që Ambasadori të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara. Dhe është normale të ftohet përfaqësuesi më i lartë i vendit pritës. Kemi nderin e madh që thuajse çdo vit të kemi Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe për ne, pavarësisht kush është ai person, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Është ai që flet në emër të popullit shqiptar.

Fevziu: Po, popullit shqiptar, patjetër. Dhe në lidhje me gjërat konkrete nga takimi. Ishte vetëm takim për të respektuar institucionet apo ishte takim me gjëra konkrete?

Kim: Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…

Fevziu: Ishte në një mendje me ju për të gjitha temat?

Kim: Jo, sigurisht që jo.

Më tej ajo u pyet nëse SHBA ka ndihmuar me informacione në SPAK për hetimin ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta mbi mënyrën e lobimit në Amerikë, por ambasadorja refuzoi të komentojë hetimet ndaj Metës.

Fevziu: Ka një hetim nga SPAK mbi mënyrën e lobimit nga Z. Meta në Uashington, në SHBA e keni ndihmuar SPAK-un me informacion nga instucionet tuaja?

Kim: Nuk mund të komentoj për këtë.

Fevziu: Ka shumë akuza kundër Z. Meta në SPAK, nga persona të ndryshëm, institucione të ndryshme të vogla. Mendoni se është fushatë kundër një partie të opozitës?

Kim: Mendoj që këto i heton dhe vendos SPAK. Nuk është diçka për diplomatët, apo politikanët apo gazetarët…

Fevziu: Jo, sepse kjo çështje e lobimit në Shtetet e Bashkuara ka nevojë edhe për ndihmën e institucioneve amerikane. Pa ndihmën e institucioneve amerikane, nuk mund ta hetojnë çështjen?

Kim: Po, si parim i gjerë, i përgjithshëm, kur marrim një kërkesë për informacion nga partnerët e ligjzbatimit kudo në botë dhe ku kemi atë që njihet si traktat i ndihmës ligjore të ndërsjellë, përpiqemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin duke ofruar informacion.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV