Ndahet nga jeta këshilltarja bashkiake, Veliaj: Mësuese, nënë dhe anëtare shembull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës për ndarjen nga jeta të këshilltares bashkiake Dorina Kuka në moshë të re.

“E hidhur ikja nga jeta e koleges sonë të mirë, Dorina Kuka – mësuese, nënë, aktiviste dhe anëtare shembull e Këshillit Bashkiak!

Kontributi i saj bujar për punët e mira të këtij qyteti, do të mbetet! Ngushëllimet më të ndjera familjes! “, shkroi Veliaj.

Dorina Kuka për dy vite rresht u operua dhe kurua për masë tumorale në gjoks. Pas betejës me tumorin në gjoks, ajo u ekzaminua me masë tumorale në kokë.

Kuka ishte vetëm 35 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, ajo luftoi deri në fund, por nuk mundi t’ia dalë duke lënë pas dhimbje për të gjithë të dashurit e saj, por edhe nxënësit me të cilët punoi.

Të fundit

Erë e re Tiranë-Athinë! Gerapetritis takon Hasanin: Ju mbështesim, por kujdes minoritetin

Qysh në fillim nga mënyra e pritjes te përqafimet dhe shtrëngimet e herëpashershme të duarve, u duk se takimi...

“Para se të dorëzonte pushtetin në 2013, Berisha e zhduku dosjen Partizani”

Avokati Romeo Kara ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, ku komentoi sulmet e vazhdueshme të Sali...

Dalin tezat e provimit, “anglishtja” bën xhiro në rrjetet sociale, reagon ministria

27 mijë maturantë testuan njohuritë e tyre për Gjuhën e Huaj, por si përherë, Matura Shtetërore u cenua nga nxjerrja e tezës. 40 minuta pas...

Plagosja e kamerierit 15-vjeçar në piceri, arrestohet i dyshuari: Armën e hodha te…

Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes në piceri të kamerierit 15-vjeçar me një armë të dyshuar si pistoletë-stilolaps (artizanale). Policia e Tiranës bën me dije...

Lajmi i fundit: Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës

Jep dorëheqjen Komandanti i Gardës së Republikës. Sipas burimeve, dorëheqja e Ermal Onuzit është dorëzuar te ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Ermal Onuzi i emëruar...

Lajme të tjera

Web TV