Amnistia fiskale/ Rama u tregon “derën” ambasadorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ftoi trojkën e amabsadorëve në një takim për amnistinë fiskale, ku vetë nuk ishte i pranishëm por u dërgoi pjesën tekniko-politike, Taulant Ballën dhe Delina Ibrahimaj. Rama u shpreh i vendosur për të miratuar amnistinë fiskale por Bashkimi Europian shprehu shqetësimin për nismën pasi mund të legjitimohen dhe paratë e krimit.

Kryeministri Edi Rama është i vendosur të legalizojë çdo para të ardhur jashtë kufirit të Shqipërisë, që sipas tij është krijuar në mënyrë të ndershme nga emigrantët, por që kanë punuar në të zezë.  Edhe ditën e mërkurë në një komunikim me median ai tha se është vetëm në pritje të përsosmërisë së këtij vendimi i cili do të legalizojë paratë e ardhura nga emigrantët që kanë punuar në të zezë. Por në këtë deklarim do të hynë edhe paratë e krimit apo të “pronarët” e lëndëve ndarkotike të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre jashtë kufijve. Dhe për këtë Rama është i prerë edhe pse ka pasur kundër faktorin ndërkombëtar. Po të mërkurën, Rama njoftoi një takim me trojkën e ambasadorëve, për të folur mbi draftin e amnistisë fiskale, por që vetë e braktis atë. Pak minuta para nisjes së takimit, kreu i qeverisë ka anuluar prezencën e tij, duke lënë në takim ministren e Financave, Delina Ibrahimaj dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Asnjë palë nuk doli në një deklaratë për shtyp në lidhje me çfarë u fol në takim. Kjo amnisti ka hasur në oponencën e dhomave të huaja tregtare, mes tyre dhe BE. Por që edhe më herët Bashkimi Europian ka dalë kundër këtij drafti që nuk shmang nga deklarimi i pasurisë së vënë edhe ata që i kanë vënë me punë të pistë dhe jo vetëm ata në “të zezë”. Pra ky skepticizëm i të huajve qëndron në faktin se nga kjo amnisti mund të legalizohen edhe paratë e pista. Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. “Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”, tha Delegacioni i BE-së në Shqipëri. Shefi i Qeverisë Edi Rama e bëri të qartë se qeveria i qëndron dhe do e miratojë amnistinë fiskale, që sipas tij ka të bëjë me legalizimin e parave të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit.

Lexo edhe :  Parlamenti i ri/ KQZ certifikon 59 nga 140 deputetët e rinj, të enjten seanca e fundit

Deklarata e Ramës

Rama ka sqaruar oponionin publik duke theksuar se nuk ka hequr dorë nga amnistia fiskale. “Ne nuk jemi tërhequr por diskutojmë dhe dëgjojmë për të sheshuar keqkuptimet. Amnistia fiskale do të bëhet, e përsëris, sepse e kërkojnë shumica e shqiptarëve, e keni parë dhe në këshillimin kombëtar, nëse i keni vënë re të gjitha pikat e këshillimit kombëtar ose kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes”, është shprehur kryeministri Edi Rama. Ai tha se nuk do t’i penalizojmë emigrantët të cilët kanë punuar jashtë me punë të ndershme por në të zezë. “Me ç’të drejtë t’i privojmë qindra mijëra shqiptar1ë nga e drejta për të formalizuar të ardhurat e tyre në të zezë në vendet e huaja? Pse? Dhe kush jemi ne që t’i paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të 1% që është pjesë e gjithë të këqijave që kanë të bëjnë me krimin e organizuar. Kush janë ata që na thonë ne se Shqipëria s’mund ta bëjë këtë, se thonë se shqiptarët janë kriminelë?”, tha Rama duke mbështetur çdo emigrant i cili punon në punë të pasiguruar jashtë vendit.

 

Të fundit

Ledri nuk fshihet më, poston foton provokuese të Xhensilës në Instagramin e tij

Prej kohësh është përfolur për një marrëdhënie më shumë se profesionale mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt. Të dy...

“Kapitull i ri për PS në Vlorë”, Rama: Ka parazitë

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi një ‘kapitull të ri’ edhe për PS në Vlorë. Nga qyteti bregdetar, ku zhvilloi një vizitë në bashki dhe më pas...

U lirua nga arresti shtëpiak, Malltezi: Më privuan lirinë 20 muaj, u hetova 5 breza

Pas lirimit nga GJKKO prej arrestit shtëpiak, Jamarbër Malltezi foli për mediat jashtë ambienteve të SPAK. Malltezi u shpreh se u bë 20 muaj...

Rama nga Vlora: Ka ikur koha e deputetëve që dilnin pak në terren

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Vlorë, paralajmëroi edhe deputetët, teksa tha se ka ikur koha kur ata shfaqeshin shumë pak në terren dhe i...

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi

Lirohet Jamarbër Malltezi. Sipas mediave, shfuqizohet masa “arrest ne shtepi”, kundrejt një garancie pasurore prej 3 mln lekesh./kb

Lajme të tjera

Web TV