Motra e Cristiano Ronaldo-s sulmon gazetat portugeze: “Injorantë dhe mosmirnjohësa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mos ma prekni Ronaldon”. Sa herë vijnë kritika në drejtim të sulmuesit portugez, ashtu siç ka ndodhur edhe pas paraqitjes së fundit të 37- vjeçarit kundër Spanjës në Ligën e Kombeve, motra e tij i del në mbrojtje.

Gazeta “A Bola” vuri në dyshim nëse Santos duhet ta zgjedhë më titullar golashënuesin më të mirë të historisë së luzitanëve kur Botërori është në prag.

Por këto sulme në drejtim të vëllait të saj nuk i pëlqyen Katia Aveiros, e cila shpërtheu në “Instagram” pa asnjë diplomaci: “Kristiano ka në krah familjen e tij dhe ata që e duan.

Dhe këta njerëz do të jenë gjithnjë në krahun e tij, pavarësisht gjithçkaje. Por ajo që ndodh tani nuk më surprizon aspak. Portugezët kanë pështyrë në pjatën ku kanë ngrënë dhe gjithnjë kështu ka qenë.

Portugezët janë të këqij, injorantë dhe mosmirënjohës. Është një djalë i gjunjëzuar në tokë dhe askush nuk i jep një dorë. Është mizore, sepse ka dhënë dhe po jep shumë.

Ai në tokë quhet Ronaldo dhe është thjesht futbollisti më i mirë në botë”, shkruante ajo.

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Administrata e Trump ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard

Administrata Trump ka bllokuar regjistrimin e studentëve të huaj në Universitetin e Harvardit, duke synuar një burim të rëndësishëm financimi për kolegjin më të...

Lajme të tjera

Web TV