“Ne jemi mbretëria e skepticizmit”/ Rama: Nuk e kemi si ambicie të arrijmë Gjermaninë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve.

Gjatë fjalës së tij kryeministri nuk i kurseu ironitë edhe për përqeshjen e ideve novative si në rastin e Cërrikut por edhe të satelitëve.

Ai tha se në Shqipëri është vështirë që risitë të përqafohen me shpejtësi.

“Të gjitha këto bashki nuk janë dot të krahasueshme me Cërrikun dhe Sarandën që janë disa hapa përpara në atë që mbetet një problematike serioze, trajtimi dhe riciklimi i mbetjeve.

Cërriku ka ndërtuar një model për të marrë shembull. Ajo që ka bërë Cërriku është shumë domethënëse për arsye se tregon vizion dhe lidership, tregon aftësi ndërveprimi me faktorët e duhur, në këtë rast miqtë që kemi në panel. Tregon një kapacitet ndërveprues dhe organizativ me fermerët për t’i dhënë mundësinë që nga mbetjet të krijojnë ekonomi, por edhe për t’i informuar dhe për t’ia bërë këtë një gjë shumë të kuptueshme.

Ne jemi mbretëria e dyshimit, e skepticizmit dhe e përqeshjes me çdo gjë të re. Çuditërisht gjithçka nuk e përqeshim te të tjerët, tek këta që kemi në panel, por e vlerësojmë shumë kur vizitojmë apo jetojmë në vendin e tyre, këtu i konsiderojmë gjëra pa kuptim. Mjafton të kujtosh se çfarë herreje nxit te skeptikët vendosja e shërbimit satelitor për të kuptuar sa e vështirë është këtu që risitë të  përqafohen me shpejtësi”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri tha se Shqipëria ka ende punë për ekonominë qarkulluese, ku mori si shembull Gjermaninë e cila sipas tij ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.

“Na takon ne të bëjmë maksimumin dhe dua të nxjerr një fjali të vetme nga fjala e ambasadorit kur tha se ne mos kujtoni se ne Gjermania e kemi arritur qëllimin tonë final për ekonominë qarkulluese fal riciklimit. Nëse Gjermania nuk e ka arritur ne duhet ta mbyllim mbledhjen dhe duhet të dalim kokulur deri këtu, sepse mund ta përfytyrojmë mbas kësaj fjalie sa shumë duhet të bëjmë. Jo për të arritur Gjermaninë. Se këtë nuk e kemi si ambicie gjatë këtij mandati se ka dhe siklete po të bëhesh si këta se të ikin fare buzëqeshja Për t’u ngjitur atu ku duhet ka akoma shumë punë”, tha Rama.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV