“Çështja Leao” vazhdon, ja cilët janë tre emrat për Milanin në rast largimi të portugezit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rafael Leao padyshim që është futbollisti më i mirë i Milanit këtë edicion dhe ndër më të mirët në Evropë.

Sulmuesi portugez është duke shkëlqyer me kuqezhinjtë dhe ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane si Chelsea, PSG, Bayern Munich apo Manchester City.

Megjithatë Milan synon ta blindoj me kontratë të re portugezin, edhe pse një gjë e tillë nuk duket aspak e lehtë duke marrë parasysh kërkesat që ka rritur Leao.

“Unë mendoj se ne kemi një shans të mirë për të arritur një marrëveshje me Rafa Leao për të nënshkruar një kontratë të re dhe për ta mbajtur atë këtu në Milano. Leao e di se ky klub është më i miri për rritjen e tij”, deklaroi ditë më parë Paolo Maldini.

Por përkundër se synimi është që të mbahet portugezi, Milan po shikon opsionet për zëvendësuesin e tij në rast të largimit.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se kuqezinjtë kanë tre emra në listë për zëvendësimin e Leaos, ku dy nga ta janë nga Chelsea.

Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic pëlqehen shumë nga trajneri Pioli, derisa në listë ndodhet edhe Noah Okafor i RB Salzburg.Fabrizio Romano's update on futures of Christian Pulisic and Hakim Ziyech

Chelsea mbetet skuadra më e interesuar për Leaon dhe londinezët mund të ofrojnë njërin nga yjet e tyre si pjesë e marrëveshjes për portugezin.

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV