Leo Messi nën akuzë, për 3 muaj e ka ndotur ambjentin sa një francez për 150 vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Francë ka nisur gjuetia ndaj milionerëve me avionë privatë në pronësi për shkak të ndotjes së madhe që shkaktojnë charterat e tyre krahasuar me numrin e personave që transportojnë.

Në syrin e stuhisë kanë përfunduar edhe të famshmit e futbollit ku nuk bën përjashtim as Lionel Messi. Sipas një studimi të “L’Equipe”, argjentinasi ka udhëtuar disa herë drejt vendit të lindjes me avionin privat, duke e ndotur ambjentin aq sa mund ta ndosë një francez mesatar për 150 vite.

Numri 10 ka kryer 52 udhëtime me avionin e tij privat që nga 1 qershori deri në 31 gusht. 30 udhëtime ishin kontinentale dhe 14 përtej Atlantikut duke shkaktuar ndotje karboni në nivele të frikshme. Sipas përllogaritjeve, charteri i Messit ka emetuar 1502 ton dioksid karboni.

Një tërheqje veshi për talentin nga Rosario në kulmin e një fushate globale për mbrotjen e planetit dhe frenimin e ndotjes përpara se të jetë shumë vonë.

Të fundit

Në Iran, sulmi i Izraelit ka shkatërruar çdo besim tek Perëndimi

Hossein Hamdieh Një armëpushim i brishtë i ka dhënë një ndalesë zhurmave tashmë të njohura të shpërthimeve mbi Teheran. Kam...

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Lajme të tjera

Web TV