Sali Berisha “shkund” Këshillin Kombëtar: Ku është PD sot?! Ndryshimi është urgjent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha në një mbledhje me anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD ka pranuar për herë të parë hapur se situata brenda partisë nuk është e mirë dhe duhet ndryshuar me urgjencë për të dalë në përballje me qeverinë në zgjedhjet e ardhshme.

“Kam marrë gjatë gjithë kohës informacione dhe ju garantoj që është urgjente ndryshimi i situatës”, theksoi Berisha.

Ai i ka kërkuar kryetarëve të degëve që menjëherë pas mbledhjes së sotme të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime në nivel seksioni dhe grup seksioni. Sipas kryedemokratit, në këto kushte, PD duhet ta harrojë fitoren.

“Është urgjent ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro aktivitete. Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim”, tha ai ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë asgjë tjetër për fitoren tonë, më shumë të këqija se çi ka bërë këtij populli. Ku është PD sot?! Është larg në aktivitetet e saj, larg asaj që duhet të jetë,. Këtu kam parasysh seksionin dhe grup seksionin. Si të jenë ata do të jemi dhe ne.

Është urgjent ndryshimi i situatës. Askush të mos mendojë se mund të fitohet vetëm me makro aktivitete. Por pa kombinimin e aktiviteteve të tjera në nivel seksioni, në nivel blloku, në çdo skaj, ne në këto kushte fitore nuk shohim. Do rrimë duke shprehur habira për veprimet e një njeriu, një keqbërësi që vjedh dhe tallet me qytetarët.

Lexo edhe :  Kujdes nga zhytjet në det, mjeku: Hedhjet me kokë të rrezikshme

Ne çdo ditë që kalon jemi të vonuar me të. Marrim pyetje marrim pyetje: çfarë po bëni, ne po presim, ku ëhstë shtatori? Çfarë aktivitetesh kemi bërë ne gjatë kësaj periudhe? Askush të mos mendojë kur mediat thonë se Berisha po bën takime dhe ne nuk po e ndjejmë.

Ne kemi nevojë emergjente. Këto takime nuk po përcillen në nivelin e duhur në grupskesione. Potencialet i keni shumë të mëdha, ama duhet t’i shfrytëzoni. Çfarë të deleguari doni ju më shumë se atë mjeke që për 3 minuta i bëri radiografi sistemit të shëndetësisë?!

Është e domosdoshme që pas kësaj mbledhje, kryetarët e degëve të bëjnë mbledhjen e Kryesisë dhe të miratojnë një plan pune. Për të gjitha takimet në nivel seksioni dhe grup seksioni.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV