Veliaj: 7 milionë turistë në vit në Tiranë, kullat janë hotele me emra të mëdhenj në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana deri në fund të këtij viti, për herë të parë, do të kapë shifrën e 7 milionë turistëve. Lajmin e mirë e dha Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga prezantimi i konkursit ndërkombëtar për projektin prestigjioz të qendrës Tirana Multifunctional Center.

Veliaj tha se strukturat hoteliere në kryeqytet duhet të jenë në të njëjtin nivel dhe të kenë kapacitete pritëse për të përballuar këto shifra.

“Për herë të parë, Tirana ka më shumë turistë se sa banorë në një vit. Është diçka e jashtëzakonshme! Tani si rrinë bashkë? Ne duam të kemi turistë, por nuk duam të kemi kulla? Në cilat hotele do të rrinë? Do t’i mbajmë si partizanët në shtëpi? Pra, ne duam të kemi edhe finalet e kupës së UEFA-s në Tiranë, të jemi edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, të vijë edhe Rita Ora me Dua Lipën, por nuk duam që këta të akomodohen? Po ku do akomoden? Siç e pamë në rastin e këtyre aktiviteteve të mëdha, kemi çuar njerëz deri në Shkodër, sigurisht edhe në Elbasan dhe në Durrës, për finalen e UEFA-s. Prandaj, është shumë e rëndësishme t’i bazojmë gjërat në fakte. Themi se kjo kompani është kompani mafioze, lavatriçe parash, por sot rrethohemi nga kulla e Hotel Intercontinental, nga kulla e Hotel Mariott, nga kulla e Hotel Melia. Pra, të gjitha kanë një adresë dhe një logo. Ndaj, unë besoj se na duhet një pakt kombëtar që të paktën të mos fyejmë, të mos shajmë, të mos e njollosim vendin tonë,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se i gjithë ky zhvillim ka bërë që të rritet vlera pronës në Tiranë për të gjithë.

Të fundit

Trump bën gafën e radhës! Paskësh qenë dobët në Gjeografi

Gafat e Donald Trump me gjeografinë, kryesisht të shteteve të përfshira në konflikte, për të cilat ai pretendon se...

Hamallaj, plagoset një person! Autori largohet me “Toyota Yaris”

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Hamallaj të Durrësit. Sipas raportimeve, një person identiteti i të cilit...

Vendimi, Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë

Greqia nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje sigurie, tha zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis në një intervistë me...

Tedi Blushi dhe Flamur Noka flasin kokë më kokë, çfarë po gatuan opozita për në shtator?

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngjitur këtë të mërkurë shkallët e selisë blu ku ka zhvilluar një takim me...

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për aftësitë e tij në futboll....

Lajme të tjera

Web TV