Bashkia e Tiranës marrëveshje me BEI për fuqizimin e programit të banesave sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës do të rifuqizojë programin e banesave sociale. Përveç kredive të buta, ku çdo vit përfitojnë 1000 çifte të rinj, fluksit të rritjes së kryeqytetit do t’i vijë në ndihmë edhe programi tjetër i strehimit. Për realizimin e këtij projekti, Banka Europiane e Investimeve dhe Bashkia e Tiranës firmosën një marrëveshje të përbashkët. Drejtuesi i BEI-t, Matteo Rivellini, i cili u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Tirana u përzgjodh e para ndër qytetet e tjera të Ballkanit për marrëveshjen e financimit të këtij projekti social. “Është një nder të jem këtu, së bashku me Kryebashkiakun Veliaj, dhe të firmosim këtë marrëveshje të madhe. EIB Global ka siguruar 2 milionë euro për asistencë teknike për Bashkinë e Tiranës, që do të përdoren për projektin e parë që do suportojë banesat sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë. Është një sipërmarrje e re për të cilën po presim të angazhohemi sa më shpejt së bashku,” u shpreh Matteo Rivellini. Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur që kryeqyteti ynë e nis i pari këtë projekt. “Jam shumë krenar për skuadrën e Bankës Europiane të Investimeve që na ka ardhur nga Luksemburgu, por jam posaçërisht krenar që Tirana është Bashkia e parë në gjithë rajonin tonë që ka këtë raport special. Sot ne kemi firmosur një grant të parë prej 2 milion eurosh, që do të bëjë të gjithë studimin e nevojave që ne kemi për strehimin social, hapësirave që do t’i dedikojmë dhe mënyrës se si do ta planifikojmë në vitet e ardhshme, për të ndjekur hapat e rritjes së Tiranës. Kanë qenë dy vjet bisedime dhe negociata dhe ju falënderoj shumë që zgjodhët Tiranën. E di që në Ballkan ka plot qytete të tjera që gjithashtu, punojnë, duan të ecin përpara, po faleminderit që na dhatë besimin,” u shpreh Veliaj.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV