Mëkatarët ndaj Sistemit Elektroenergjetik të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që asnjë mëkatar mos të qëllojë me gurë Sistemin Elektroenergjetik të Shqipërisë (SESH)!

Nga Pajtim Bello

Sa më e rëndë bëhet kriza energjetike, politikanët aq më shumë ngrenë zërin dhe rreken të marrin rolin e prokurorit. Që politkanët do të bëjnë politikë, kjo pranohet sepse është puna që ata dinë të bëjnë më mirë se çdo gjë tjetër; por jo edhe në ditët e kiametit. Mes tyre ka nga ata politikanë që i kanë vënë kazmën Sistemin Elektroenergjetik të Shqipërisë (SESH). Do të parashtroj disa fakte (ngjarje dhe shifra), pastaj lexuesi ti vlerësojë vetë bëmat e atyre që unë i quaj: Mëkatarë ndaj SESH!

Ngjarja e parë zë fill në fillim të viteve 1990 kur politkanë sharlatanë hodhën parrullën populiste se “energjia elektrike qytetarëve do t’iu shërbehej pa pagesë”. Kjo parrullë populiste u shndrua në një stihi masive që rrenoi bazat komerciale dhe operacionale te operatorëve te SESH. Pasojat shkatërrimtarve të kësaj parrulle populiste ndjehen ende edhe sot, bile të forta në disa rajone.

Ngjarja e dytë është Privatizimi politko folklorik i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vitin 2010. Ky operacion aspak profesional, mbasi shkatërroi SESH, dështoi me turp dhe la plagë të rënda ende të pashëruara në SESH.

Ngjarja e tretë ndodhi në vitet 2011-2013, kur në vitet që u firmos projekti i kalimit të gazsjellsit nëpër territotin shqiptar (TAP), Qeveria e kohës vendosi demontimin dhe shitjen për skrap të Termocentraleve sidomos për demontimin e TEC Fier (me fuqi 175MW), që ndërkohë  linja e gazsjellsit TAP i kalon para “derës”! (Shtoj se fatin e TEC pësoi edhe Uzina e plehrave kimike në Fier edhe pse nuk hyn në rubrikën energjetike.)

Ngjarja e katërt lidhet me zvogëlimin e portofolit publik të burimeve të prodhimit të enrgjisë elektrike kur shiti pesë hidrocentrale që ishin pronësi e KESH sha.

Ngjarja e pestë është dhënia e ndërtimit të HEC Ashta 1 dhe Ashta 2 për një operator privat ne vitin 2011. Poshtë Hec Vau Dejës në Kaskadën e Lumit Drin para vitit 1990 ka qenë planifikuar që të ndërtohej një HEC, që atëhere quhej HEC Bushat, në pronësi të KESH sha. Kjo për të optimizuar përdorimmin e 3(tre) miliardë metër kub ujë që mbledh dhe përpunon kaskada e liqeneve Fierzë, Koman dhe Vau Dejës. Qeveria e kohës fali këto miliarda metër kub ujë (investim i shqiptarëve ne vitet 1970-1985) që për 8 muaj të këtij viti vlerësohen/konvertohen me rreth 26mijë ton naftë!

Ngjarja e gjashtë fillon në vitin 2012 dhe është endë  një litar i mbetur jashtë: Ndërtimi dhe mos vënia në operim e TEC Vlorë, mbi 130 milinë euro të hedhura në det. Për të qenë koherent me memorien e lexuesve po ndalem në mëkatet e fundit sepse lehtësisht mund të ballafaqojmë ndikimin e tyre në sjelljen dhe poërkeqësimin e krizës energjetike aktuale të këtij viti!

  1. Në vitet 2011-2013 Qeveria e kohës në vend që të demontonte dhe shiste për skrap Termocentralin e Fierit, (Ngjarja e tretë), do të duhej që te vendoste rehabilimin e agregatëve të këtij TEC, ku të paktën infrastruktura energjetike e objektit ishte e ndërtuar, po kështu lidhja me sitemin elektrik, pa folur këtu për një brez të tërë specialistësh të talentuar. Nëse në TEC Fier minimalisht do të ishte rehabiltuar nje fuqi prej 150MW gjendja e rezervës energjetike do të ishte ndjeshëm më e mirë. Vetëm për vitin 2022, deri ne 30 shtatorTEC Fier do të kishte prodhuar 450 milionë kilovatorë (KWh) energji elektrike, që veç se si burim furnizimi do te ndikonte ne optimizimin e regjimit të punës në kaskadën e tre liqeneve mbi Lumin Drin.
  2. Nëse pesë hec-et që qeveria i shiti ne vitin 2012 (Ngjarja e katërt) do të ishin ende në portofolin publik të KESH sha, i cili mban mbi “shpinë” sigurinë sistemit energjetik të vendit dhe furnizimin e popullsisë me çmim të mbrojtur, prej tyre vetëm për vitin 2022, deri ne 30 shtator do te kishim marrë një prodhim 300 milionë KWh, prodhim ky me ndikim pozitiv të trefishtë në SESH.
  3. Nëse Qeveria në vitet 2012-2103 do të kishtë realizuar me sukses investimin në Tec-in e Vlorës, (Ngjarja e gjashtë), nga ky TEC deri në 30 shtator 2022 do të ishin prodhuar 300 milionë kWH energji elektrike. Vetëm nga këto tre mëkate, SESH ka prodhuar më pak rreth 1.2miliardë KWh energji elektrike. Të sjellim disa shifra zyrtare nga ERE për 8 mujorin e vitit 2022; shkurt të flasin shifrat dhe jo llafet! Billanci i 8 Mujorit 2022 është: (KESH sha ka furnizuar OSHEE sha me 3,450,835MWh energji elektrike. KESH sha i xhveshur nga gjithë ato objekte që numuruam më sipër ka prodhuar 2,434,477MWh. Për të furnizuar OSHEE sha, ka importuar (blerë në treg te liberalizuar) 1,042,717 MWh, duke shpenzuar minimalisht 300 milionë euro.). KESH sha, nëse do ti kishte objektet që politkanët mëkatarë ia vodhën apo demontuan për skrap etj.., do të prodhonte mbi 3,434,477MWh. Energji nga KESH do te ishte per OSHEE 3,434,477MWh; pra nuk do të kishte nevojë të importonte asnjë kWH energji elektrike nga importi! Nuk do të ndienim krizë për energjinë elektrike; do të flitej me tjetër gjuhë e do të bëheshin të tjera plane. Pra pothuajse nuk do të kishim import dhe KESH sha nuk do të kishte paguar ato mbi 300 milionë euro. E shikoni çfarë gjëme i kanë bërë SESH dhe shqiptarëve kjo rracë politikanësh?!.. A ka lumë të lajë këto mëkate kriminale?! Akoma më keq e detyrojnë KESH sha të importojë energji elektrike dhe pastaj nga karrikja e gabuar duan ti bëjnë gjyqin. Shumë të zotë, nga mëkatarë kthehen në prokurorë! Shqiptarët duhet të dinë se në stafet e Operatorëve të SESH ka specialistë të aftë profesionalisht, me integritet moral e të përkushtuar. Politika gjithmonë ka dashur ti nëpërkëmbë e ti poshtërojë këta specialistë të lidhur shpirtërisht më SESH. Fatmirësisht presionet mediatike e të drejtë për drejta nuk i kanë dekurajuar e demotivuar, ata nuk janë dorëzuar. Politikanët vendim marrës e ligj bërës iu kanë detyrime të mëdha shqiptarëve dhe këtyre specialistëve. Kur ti shlyejnë këto detyrime, (nëse mund ti shlyejnë!), atëhere të flasin nga dhe kur të duan. Deri atëhere, e pakta, të rrinë kokë ulur. Mjafton me kaq të kuptojmë se pasojat e atyre mëkateve janë shumë planshe dhe shumë të rënda. Pesha e rëndë i shndron këto mëkatë në krime. Sot shqiptarët i shikojnë e dëgjojnë këta politkanë nëpër ekrane televizive pa prerë 24 për 24 orë; shpesh nxitojnë edhe ti duartrokasin. Shqiptarët, dhe nëse do të jenë të detyruar ti dëgjojnë, të paktën të mos i duartrokasin. Kështu do të kenë respektuar vehten e tyre dhe specialstët e SESH.


Të fundit

Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, ja çfarë pritet të ndodhë

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën në rend dite në takimin...

Ariu ka hyrë në Bulevard, çfarë bën shteti?!

Nga Frrok Çupi Hamendje, hamendje, hamendje pa fund..., çfarë do të ndodhë në 6 dhjetor. Data 6 është projektuar si më e mira në historinë...

Zgjedhjet lokale/ Berisha pa para, lekët e fushatës i merr PS, fondet i merr Basha

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha nuk do të marrë asnjë para nga fundet publike. Zgjedhjet e e 2019 kanë nxjerrë jashtë loje...

Protesta e 6 Dhjetorit/ Me hir a pa hir, Meta i Bashkohet Berishës

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike do të protestojnë së bashku më 6 dhjetor, në tubimin e thirrur nga Sali Berisha. Edhe pse Policia...

Lajme të tjera

Web TV