Eto’o-Ibra, një nga ‘shkëmbimet’ më famëkeqe në futboll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tifozët e Barcelonës i detyrohen shumë Pep Guardiolës. Edhe ai Barçës, sigurisht. Është diçka reciproke. Duke u përpjekur të jemi sa më objektivë, vitet e Guardiolës në stolin e Barçës janë histori futbolli. Pep ngriti një skuadër të plagosur dhe në vitin e tij të parë si trajner profesionist ai arriti të një tripletë me një lojë unike dhe të vërtetë. Por, padyshim që Pep ka bërë dhe disa gabime në lidhje me transferimet dhe menaxhimin. Një prej tyre, operacioni që përfshiu Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o në 2009.

Kthehemi në qershor. Sulmuesi kamerunian, të cilin Pep e kishte përfshirë në paketën e largimit verën e kaluar së bashku me Ronaldinhon dhe Deco.

Guardiola ia bëri të qartë se cikli i tij te Barça ka përfunduar pavarësisht performancës së mirë.

PRITSHMËRITË TE ‘IBRA’

46 milionë euro të paguara nga katalanasit ndaj atij të drejtuar në atë kohë nga Massimo Moratti. Basti është i rrezikshëm, por Pep është i bindur se do të mund ta ‘zbutë’ Zlatanin dhe ta kthejë në ‘vrasësin’ më të mirë në botë. Ideja për t’u bashkuar me Messin, pa dyshim, i mahnit tifozët e Barçës. Ndërkohë, ‘Samu’ niset nga dera e pasme për në Milano. Pas pesë vitesh shërbimi të patëmetë, afrikani, gjithë krenari dhe pasion, detyrohet të paketojë valixhet.

Pritshmëria e krijuar nga ardhja e ‘Ibrës’ zbehet me kalimin e muajve. Ai nuk është lidhur vetëm me Messin. Dhe kjo, te Barça, ishte sinonim i ‘goditjes’. Sezoni i Barçës është i mirë. Skuadra është në gjysmëfinalen e Champions League dhe matet…me Interin e Mourinhos dhe të një Eto’o që po zhvillon një formë të shkëlqyer.

Të gjithë e mbajmë mend rezultatin. Skuadra e ‘Nerazzurrëve’ do të përfundonte duke fituar një Champions League historike.

Lexo edhe :  Lajm i trishtë/ Ndërron jetë edhe ish-futbollisti i njohur i Skënderbeut

Ibrahimovic do të largohej në verë. Ai kishte nënshkruar për pesë vjet, por as ai, as Pep dhe as klubi nuk ishin të kënaqur me aleancën. Ai u largua në huazim te Milani, i cili do të përfundonte nënshkrimin e tij verën e ardhshme për 24 milionë.

“Kur isha në Barcelonë nuk isha i lumtur dhe nuk kisha adrenalinë. Galliani më telefonoi dhe më tha: “Këtë herë do të kthehesh në Itali dhe të luash për Milanin”.  Ai është një zotëri, me të dhe me Berlusconin isha sërish i lumtur”, ka thënë së fundmi në një intervistë Ibra.

Të fundit

Të huajt kërkojnë pjesën e tyre të pasurive të krimit në Shqipëri!

Konfiskimi i pasurive të krijuara nga krimi jo vetëm që është një formë për t’i ulur atij fuqinë, por...

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet e ujit janë rreth 50m3/sec. Kjo...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

Lajme të tjera

Web TV