Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme për disa minuta një vizitë në institucionin e presidentit, për herë të parë që nga marrja e detyrës nga ana e Bajram Begajt.
Mësohet se kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kreun e shtetit ndërsa nuk dihet ende se për çfarë është diskutuar mes tyre.