Makina i pret rrugën motorit, rrëmbehet në mes të autostradës Tiranë-Durrës një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është marrë peng një person.

Siç raporton ABC news, rrëmbimi ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të Maminasit. Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën. Bëhet fjalë për Indrit dhe Gentjan Beqirajn.

Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë  marrë Indrit Beqirajn në automjet dhe janë larguar.

Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku Beqirajn dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë dy vëllezërit. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.

Të fundit

Grida Duma fut në sherr Evi Kokalarin me Milaim Zekën

Evi Kokalari tha se nuk i vjen keq për kohën që Ervin Salianji kaloi në burg, sepse sipas saj,...

Shtohen pickimet nga gjarpri, rastet kryesisht në zonat rurale

Këtë verë janë shtuar gjarpërinjtë dhe rrjedhimisht edhe pickimet prej tyre. Çdo javë në urgjencën e QSUT ka minimalisht tre raste që paraqiten nga pickimi...

Raporti, Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Evropa Perëndimore pa qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa dy valë masive të nxehtësisë përfshinë kontinentin, deklaroi Shërbimi i Ndryshimeve...

“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan...

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut...

Lajme të tjera

Web TV