Rama shuan zërat për krisje të raportit me Veliajn: Nuk kemi kandidaturë tjetër në Tiranë

Rama Veliaj

Kryeministri Edi Rama ka shuar zërat për krisje të raportit me Erion Veliajn duke thënë se PS nuk ka kandidaturë më të mire në Tiranë për zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2023.

“Nuk shoh që ne kemi një kandidaturë tjetër në Tiranë, unë personalisht nuk shoh. E mira për Tiranën nuk ka fund, por unë nuk shoh që kemi kandidaturë tjetër, në sensin që, më duket që është kandidatura jonë. Por do e shohim rrugës.

Fjalët për kandidatët e ka Kryesia e Partisë Socialiste. Kryesia e Partisë Socialiste e ka fjalën në bazë të të gjithave të dhënave që marrim nga territori. Ne kemi metodën tonë shkencore të anketimeve të brendshme që bëjmë”, tha Rama.