Zyrtarja e PE: Së shpejti do të sjellim karikuesët praktikë që kursejnë energji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha për media në Parlamentin Europian, Yasmina Yakimova ka mbajtur ditën e sotme një fjalim, ku ka folur për të ardhmen e karikimit të pajisjeve elektronike dhe veçanërisht karikimit të tyre.

Ajo u shpreh se në vitet në vijim është planifikuar që të përdoret vetëm një model karikuesi, më sakt Tipi C, gjë që do e bëjë të mundur këtë proces më praktik dhe sipas saj, do të kursejë më shumë energji.

Më poshtë, pjesë nga deklarata e Yasmina Yakimova, e siguruar nga gazetarja e Fjala.al, Monada Mehmetaj.

“Para vitit 2024 konsumatorët do munden t’i karikojnë shumicën e pajisjeve të tyre elektronike vetëm me një karikues, kjo do të thotë që një pjesë e pajisjeve elektronike dhe gjithashtu pajisjet e reja elektronike në Bashkimin Europian, duke filluar nga telefonat, kufjet dhe laptopët duhet të kenë një karikues USB Tipi C.

Ky është një problem historik pasi ne kemi më shumë se 10 vjet që kërkojmë një model të ri karikuesësh, dikur kishim rreth 30 modele vetëm për telefona, tani janë më pak, por masat vullnetare nuk sollën shumë përmirësime për konsumatorët. Banorët kërkojnë masa për një karikues normal.

Në një sondazh të fundit rreth 76% ranë dakort që situata tani nuk është praktike dhe është e vështirë, 92% ishin të shqetësuar nga harxhimi i energjisë dhe 80% aluduan se karikuesët pa markë mund të jenë të dëmshëm për pajisjet e tyre, pra themelimi i këtij karikuesi normal do të përmirësojë këtë dhe ka 2 qëllime kryesore, që ta bejë jetën e konsumatorëve më të thjeshtë dhe të pakësojë sasinë e harxhuar që krijohet nga pajisje të prishura. Sipas rregullave të reja konsumatorëve do t’u ofrohet informacion i pastër për karakteristikat e karikimit, ato do të kënë mundësi të zgjedhin në pajisjet e tyre elektronike të sapoblera në qoftë se ata duan një karikues bashkë me të apo jo. Kur vjen puna tek mënyra për të karikuar shpejt, pajisjet që e suportojne këtë mënyrë, tani duhet te harmonizohen.

Ne gjithashtu kemi në plan një kokë karikuesi tjetër bashkë me karikimin me wireless që normalisht po bëhet më e përhapur dhe komisioni do të taksohet për karikimin me wireless brenda dy viteve pas hyrjes në fuqi të rregullave. Ato gjithashtu duhet të vlerësojnë rregullisht në qoftë se pajisjet e tyre duhen përfshirë në këto rregulla të reja. Për momentin rregullat përfshijnë 13 pajisje dhe kjo mund të  shtohet rregullisht.

Kjo gjë do t’i shtohet përdorimit të karikuesve më shumë dhe do t’i kursejë konsumatorëve deri në 250 milion euro në vit vetëm në blerje jo të nevojshme karikuesësh. Ky efekt i paraqitur në karikues të përdorur duke llogaritur përreth 11,000 ton prej te cilat janë harxhime elektronike çdo vit që është pak si shumë mendoj.

Shtetet anëtare normalisht duhet të adaptojnë këto rregulla dhe 12 muaj të tjerë, në mënyrë që t’i zbatojnë ato. Kjo do të thotë që para fundit të 2024-ës, të 13 pajisjet e përfshira të kenë një karikues USB C që do të futet në marketin e Bashkimit Europian. Detyrimi do të zgjerohet tek laptopët nga pranvera e vitit 2026. Keto rregulla përfshijnë vetëm pajisjet që janë në market pas ditës së hyrjes në fuqi të ligjit.”, deklaroi ajo.

Lexo edhe :  Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV