Ceferin flet për finalen e Conference League në Tiranë: “Ishte një sukses i madh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është rikthyer edhe njëherë për ta komentuar edicionin e parë të Conference League, finalja e të cilët u zhvillua në Tiranë.

“Conference League ishte një sukses, finalja e zhvilluar në Tiranë është ndjekur më shumë se sa finalja e Europa League”, u shpreh presidenti i UEFA-s.

Conference League ishte gara më e fundit e krijuar nga UEFA, ku finalja e edicionit të parë iu besua Tiranës, e cila u zhvillua midis Romës dhe Feyenoord-it.

Ai më pas u pyet për momentet më të vështira që prej se ka marrë drejtimin e UEFA-s, derisa përgjigjen e ka të qartë.

Ai tha se në radhë të parë ishte krijimi i Superligës, derisa momenti i dytë më i vështirë ishte pandemia COVID-19.

“Ishte një ide ortakësh që kishin për qëllim të shkatërronin futbollin. Mbase kemi folur më shumë se sa duhet për Superligën, për mua është një problem që nuk ekziston më”, theksoi Ceferin.

Superliga Evropiane ishte krijuar me idenë për t’u përfshirë ekipet e mëdha evropiane, ku projekti sillej rreth presidentit të Real Madrid-it, Florentino Perez.

Megjithatë, pas kërcënimit të Ceferin se ekipet e përfshira në këtë projekt do të përjashtoheshin nga të gjitha garat e UEFA-s, këto ekipe u tërhoqën.

Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Milan, Juventus, Inter, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Chelse dhe Tottenham ishin klubet e përfshira në projektin Superliga Evropiane.Albanian Daily News

Të fundit

Dështimi në Serie A, Asllani i motivuar: Të pushtojmë Europën!

Besimi ndaj tij erdhi në rritje sa më shumë afrohej fundi. Kristian Asllani ishte titullar për Interin, në ndeshjen...

7 orë punë në ditë! Qeveria e Malit të Zi kërkon uljen e normës

Mali i Zi është afër zgjidhjes për uljen e kohës së punës në shtatë orë në ditë, njoftoi kryeministri i vendit, Milojko Spajiç, transmeton...

Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Myslym Murrizi shprehet i sigurt që në shtator do të jetë në parlament. Në një postim në Facebook, ai falënderon 7,289 votuesit e tij...

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, realizuar nga fotografja Soela Zani. Zani...

Miliarda nga Europa dhe SHBA, cili është plani i Ukrainës për rimëkëmbjen

Paratë që Perëndimi jep për të mbështetur ekonominë dhe fushatën ushtarake të Ukrainës marrin shumë vëmendje. Deri më tani, Perëndimi i ka dërguar një total...

Lajme të tjera

Web TV