“Do të merrnin 150 mijë euro”/ Zbardhen ngjarjet kriminale që porosiste Kasandër Noga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me deklarimet dhe sqarimet që kanë dhënë në polici dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj, të cilët më 2 tetor 2022, pra dy ditë më parë, u rrahën dhe njëri prej tyre u mor peng nga disa persona.

Policia tha se ka vënë në pranga një person që akuzohet për incidentin e ndodhur të dielën në autostradën Tiranë-Durrës me vëllezërit Beqiraj.

“Në kuadër të hetimeve nisur nga konflikti mes dy vëllezërve u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale dhe qëllimi i konfliktit të ndodhur në 2 tetor ku disa persona kanë goditur motocikletën e dy vëllezërve dhe më pas kanë marrë për disa minuta njërin prej tyre.

Në sajë të presionit policor personat në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri e kanë lënë në rrugë Indrit Beqiraj kanë braktisur automjetin e kanë ikur në këmbë.

Autorët e kësaj ngjarje janë identifikuar, është vënë në pranga një prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë”, bëri me dije policia.

Sipas bluve, “të arrestuarit në bashkëpunim me njëri – tjetrin në formën e grupit të strukturuar kriminal nga 2020 e në vijim”.

Gentian Beqiraj dhe Indrit Beqiraj janë kontaktuar nga K.Z dhe I.F për llogari të Kasandër Noga e do të merrnin shumë nga 50 mijë deri në 150 mijë euro për të kryer vrasjen e një shtetasi e nipërve të tij dhe për vrasjen e A.M. Janë paguar paraprakisht me 6 mijë euro.

Në lidhje me objektivin e parë për një shtetas e nipërit e tij ishte planifikuar që vrasja të bëhej në Don Bosko. Vëllezërit nuk kanë kryer veprime aktive në këtë ngjarje.

Lexo edhe :  Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Vrasja nuk u krye për shkak të ngatërimit të këtij personi e për pasojë në Don Bosko u vra shtetasi A.C e u plagosën katër të tjerë.

Autori i vrasjes në Don Bosko dyshohet të jetë K.Z që është në kërkim dhe pas ngjarjes është ndihmuar nga dy vëllezërit Beqiraj për të dalë jashtë shtetit.
Ndërsa për vrasjen e A.M dy vëllezërit kishin siguruar kushyet për kryerjen e vrasjes së porositur nga shtetasi K.Z.

Porositësi i dy vrasjeve të mësipërme është Kasandër Noga, i arrestuar në Belgjikë,

Ky shtetas ka porositur K.Z që ka paguar dy vëllezërit për të kryer vrasjet.

Të fundit

Greqi, zjarret kërcënim për banesat në Athinë! Urdhër evakuimi për banorët

Greqia po përballet me zjarre masive, teksa flakët janë përhapur deri në afërsi të zonave të banuara afër qytezës...

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun e majtë të sulmit këtë...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Marihuanë në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

Një operacion i përbashkët mes Policisë Kufitare të Malit të Zi dhe Shërbimit të Sigurisë së Aeroportit të Podgoricës ka çuar në ndalimin e...

Berisha e kërkoi në parlament, Sara Mila i përgjigjet me videomesazh

Deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mile, ka reaguar pas thirrjes publike që i bëri në Kuvend lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Ku...

Lajme të tjera

Web TV