Konstandin Zhapa, me pasurinë e tij ndihmoi për lavdinë e kombit shqiptar!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Besnik Velaj

Për këtë figurë të madhe atdhetare, thuhet se kur lindi më 1814, në fshatin Labovë të Gjirokastrës ,paria labovite i vuri emrin e Kostandinit të Madh, për ta uruar që të kish rrugë të mbarë,rrugë të bardhë në jetë. Emri Konstandin u përshtat me mbiemrin Zhapa (lëkurë e çmuar e kunadhes, djali u bë i mbarë, mbarësia anoi nga Atdheu, atdhetarizmi-dituria-mirësia-puna- pasuria). Ky objektiv me peshë të madhe shpirtërore e shqiptarizm të kulluar më ka shqetësuar për këtë figurë të madhe. Më ka interesuar në aspektin politik, se është pjesë e politikës së madhe shqiptare që duan ta “nxinë” grekët, në aspektin praktikë se është ortodoks gjirokastrit i Kishës Ortodokse Unite në Rumani me vështrim nga Papati i Romës, në binarë të tillë si Kisha Autoqefale e Nolit.Ai ka jetuar i pari në një shtresë të zgjedhur fisnikësh në Rumanin Katolike,në aspektin afrimor se është një nga kapitalistët e mbëdhenjë të djersës së ballit që investoi në Shqipëri falas në fushën e industries,jetën publike,shkollave dhe institucioneve fetare etj., etj.

Atdhetari, biri Labovës shqiptare, ka qënë beniamin i Mbretit të Rumanis, si Viktor Eftimiu, Elena Gjika, i dëgjuar si Naum Veqilharxhi etj., që secili në fushën e tyre u bënë të famshëm,duke na lënë pjadestalet e papërsëritshme të lartësive të tyre.Të gjitha të mirat e një jneriu të madh,siç i ka hije një biri të madh shqiptar, Konstandin Zhapa, i ka të shkruajtura në një testament në vitin 1891. Ai jetoi e punoi gjatë në Rumani, Greqi, ku vuri me djersë pasuri të mbëdha. I zhvilloi bizneset vetëm, nuk u ndihmua nga njerëzit e familjes se nuk pati pasardhës, nuk u martua. E njifnin të gjithë rilindasit të penës e të pushkës, përsonalitetet kombtare e ndërkombtare shqiptare si mirbërës, e njihnin si atdhetar që u interesua për Shqipërin-pamvarësisht se ajo ishte nënë pushtetin osman dhe ndihmoi me pasurin e tij në përparimin e Kombit. N.q.s shumë kuvende të mbëdha nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, e gjithë Shqipria Etnike e njeh pa kufizim gjeografije-historie një burr me karakter të fort, e njohin në Labovën Shqiptare dhe flasin në ç’do vatër të re dhe të vjetër shumë mirë si një personalitet shqiptar.

Në këtë kontekst, informacioni zyrtar për Konstandin Zhapën, nuk gjendet vetëm në shtetet e Evropës, më me shumic në Shqipëri, Greqi, Rumani, Turqi por edhe në Vlorë. Informacioni është tematik, problemor, është një sipar që në formën e faqeve të një libri të rrall duhet çfletuar që të dal më e ndriçuar figura patriotike-atdhetare e shqiptarit, Konstandin Zhapës, më tutje duhet hulumtuar,kërkuar e hetuar për informacione të reja që i interesojn kësaj Shqiprie hallemadhe,me bijë e bija të mira.Interesin për të dal në shesh e vërteta është në familjen Bezhani,familje nga më të vjetrat në Vlorë, me njerëz fisnik-intelektual-arsim dashëse-atdhetare-kapitaliste,me prona të patundshme e të tundshme,me origjin prone të trashguar 300 vjeçare në qytetin e Vlorës.Familja Bezhani me origjinë shumë të vjetër nga Lekli i Tepelenës, ka zbritur në Vlorë në Shekullin e 18-të.Aktiviteti i saj pronor kryesor ka qënë tregtia dhe aktiviteti bankar. Të sotmit Ing.Pavllo Bezhani, trashgimlënsit e tij Petro Bezhani-hap të parën bang në Vlorë, me emërin “Banga Bezhani”. Bezhanajt ishin arsim dashës, duke qënë të pasur,patën potenc financiare dhe vazhduan shkollat në Perndim. Lek Bezhani (emri është i huajtur nga Lekli) përfundon universitetin në Zvicër për buqsi,të motrat e Lekës përfunduan Universitetin e Marsejës, njera për juriste,tjetra për fillozofi. Stafetën arsim dashëse të trungut Bezhani e shpuri më tutje dhe Pavllua që mbaroi më 1962 për inzhinier ndërtimi ku u shqua në ndërmarjet e ndërtimit në Berat,Lushnjë,Vlorë.Më 1992 formon shoqërin ndërtuese “Leka Bezhani”, e cila më 2002 u nderua me “Yllin e Artë” nga “Busines Internacional Direktion” me qëndrë në Londër. Intelektual të familjes Bezhani kanë jetuar e punuar në Vlorë si: Dhimitër, Jorgo dhe Josif Bezhani. Në Vlorë kanë jetuar e jetojnë dhe familje të tjera nga Lekli si: Jorgo Lluka, Kristo. I.Vaja (nga trungu i mendëtarit të Ali Pash Tepelenës-Thanas Vaja, ku Konstandin Zhapa ka qënë mjek popullor I pashait tepelenas në Janinë), Josif Gjikondi, S.Kuri dhe Dhimitër Evangjelidhi etj. Të gjithë këta kanë qënë të interesuar për zhvillimin e tregtis kapitaliste, bashkë me të tjerët influencuan për mardhëniet kapitaliste në Vlorë. Qëllimi i zhvillimit të mardhënieve kapitaliste ishte jo vetëm në shumë drejtime të një kapitalizmi pragmatist shqiptar,por pati dhe arritje të cilat i dhanë shtytje pasurimit të këtyre familjeve.Në këtë shtrat original familjar -borgjez -intelektual – atdhetar qëndronte interesimi i Kostandin Zhapës.Ky ishte vendosja e zhvillimit të kontakteve në rastin tonë,të angazhuar në Vlorë,në fushën e letrave. Letra e parë e Konstandin Zhapës:-U drejtohet lekliotve që banojnë në Vlorë.Ata kishin korespondenca me njeri tjetrin për problemin e shkollës Leklit dhe fshatrave të tjer të bashkatdhetarve,ai, ja u drejton letrën zotrinjve Jorgo Lluka,Dhimitër. E.Bezhani, Jorgo.E.Bezhani, Kristo. I.Vaja, Josif Gjikondi, Dhimitri. K.Bezhani,S.Kuri,vëllezrve Josif dhe A.Bezhani, Thoma Gjikondi, Dhimitër Evangjeli në Vlorë. Njëkosisht atë e kënaqte interesi i tyre për shkollën e Leklit,për të cilën për shumë kohë e vite në mënyr të përsëritur, Konstandin Zhapa, ka kërkur informata dhe llogarit. Para disa javësh lajmëron drejtorin e shkollës Z.Boga, se Konstandin Zhapa, ka furnizuar Zotin Noçka me parat e nevojshme,që të bëhen riparimet e nevojshme.Ai shpreh habi për mungesën e interesimit për zbatimin e porosive të tijat dhe në përgjithsi mosinteresimin që jep bashkësia informata të shpeshta për gjëndjen e shkollës shqip-greqishtë për shpenzimet e saja, që kjo munges përveç se në vetvete,ai e qun të pavend, njëkosisht të dëmshme dhe dëshmon se as për gjëndjen e shkollës nuk shkruajnë… Më tutje ai shpreh kënaqsin, se letrat çfaqin kujdesin e tij për shkollën,për të cilën me aq dashuri dhe shpresë,ai ,ka dedikuar për përparimin e vendit të tij. Pra siç shihet,m.gj.s Konstandin Zhapa, është në moshë 76 vjeç, është mjaftë i përkushtuar për përparimin e bashkatdhetarve të vet dhe për të ardhmen e Kombit. Për këtë, ai, në radhë të parë vlerëson dijet, shkollën dhe vë në shërbim pasurin e tij, por mbi të gjitha përkushtimin e tij deri në momentin e fundit të jetës së tij mjaftë aktive, në lëvizje shumë të sukseshme në biznesin e tij! Lidhur sa më lartë po japim dhe origjinalin e letrës drejtuar lekliotve që jetojnë në Vlorë. Letër, drejtuar zotrinjve: Jorgo Lluka, Dhimitër. E.Bezhani. Jorgo. E.Bezhani, Kristo. I.Vaja, Josif Gjikondi, Dhimitr. E.Bezhani, S.Kuri, vëllezrve Josif dhe A.Bezhani,Thoma. I.Gjikondi dhe Dhimitër Evagjelidhi, në Vlorë!

Të dashur bashkë atëdhetarë!

Mora letrën tuaj të datës 1 të këtij muaji dhe lexova me interesin që vinte nga bashkatdhetarët.Njëkosisht me kënaqësi interesimin që tregoni në letrën tuaj për shkollën e Leklit,për të cilën për shum koh dhe në mënyrën e përsëritur kam shkruar dhe kam kërkuar informata dhe llogarit ,kam shkruar më 18|30 të shtatorit të kaluar,drejtuar bashkësis dhe u thoshja atyre meq ora e vitit shkollor kishte ecur-kaluar dhe nuk kishte kohë për zhvillimin e zgjedhjeve,për këtë vit të ngarkohet mbikëqyrja e shkollës,zotrinjveTheodhor Janiu dhe NikollaQëndro,për sa u përket rregullimeve ndërtimore të nevojshme për shkollën të merren vesh me përfaqësin time Zotin Kosta Moçka, të cilin detyrimisht e ngarkoj dhe për këto,mbasi nuk shikoj më keqardhje asnjë nga Lekli të predispozuar(Të gatshëm), të vullnetshëm që të marri përsipër këtë mbikqyrje(kujdesari) që të bëheshin këto riparime sa më shpejt,sa më ekonomike dhe sa më të forta-qëndrueshme. M.gj.s para disa javësh lajmërova drejtorin e shkollës zotin Boga,se kam furnizuar zotin Moçka,me paran e nevojshme që patjetër të bëhen riparimet e nevojshme.Por me shum habi pash mungesën e interesimit për zbatimin e këtyre porosive të mija dhe në përgjithsi mosinteresimin që të më jepen nga bashkësia informata të shpejta për gjëndjen e shkollës dhe për llogarit(shpenzimet),e cila(kjo) mungesë përveçse në vetvete është e pavend,njëkosisht del(rezulton) e dëmshme dhe dëshmon se as për gjëndjen e shkollës nuk shkruajnë. Letrën tuaj e konsideroj si shenjë që do të çduket kjo gjendje që sipër thash. Letra juaj më dha kënaqësi se çfaqi kujdesin tim për shkollën,për të cilën me aq dashuri dhe shpresa të mira të bashkësis suaj..Duhet gjithashtu ta konsideroj si një vërtetim të kënaqësis sime në rast se për riparimet e nevojshme do te interesoheni të bëhet zbatimi sipas porosive që kam dhënë te zoti Kristofor Noçka,si dhe për një rregullim më të mirë në të ardhmen e shkollës. Jepni ta fala bashkëatdhetarve tanë në Lekli.Me këto shpresa dhe përqafime të gjithve që ndodhen në Atdhe përfundoj

Bukuresht 18.30 Shtator 1890

 Bashkatdhetari juaj

 Konstandin Zhapa!

Shënim: Fjalët në kllapa tregojnë kuptimin e dytë të fjalës për lexuesin e letrë së tij. Ecuria e mardhënieve të lekliotve të nderuar,sidomos familjes me rrënjë të thella shqiptare,Bezhani,me patriotin e madh Konstandin Zhpa,ka qënë e pandrprerë.N.q.s më 30 Shtator 1890,ai u drejtohej shqiptarçe si “Bashkëatdhetari juaj”,”Të dashur bashkëatdhetar”,”Letra juaj më ka dhnë shumë kënaqësi”,”jepuni të fala bashkëatdhetarve në Lekli”etj.,etj,tregon se Atdheu I Konstandin Zhapës,është Shqipëria,fshati Lekël ka emërin e Lekës së Madh,nga Lekëli është Thanas Vajai pari ndër të parët mendëtar në Pashallëkun e Janinës,Labova është vëndi i njerzve më të bukur me faqe të kuqe,shtatlartë,me inteligjencë natyrore dhe inteligjencë të gatuar në shkollat më të mira të Romës, Bizantit,Perandorisë Turke, është vëndi ballkon i Argjiros dhe Dep Zenebishit, Labova është vendi i kishave të rralla nga ku Noli shtoi sigurin e që guxoi më pastaj të shpall mvetësine Kishës Autoqefale Shqiptare.Nga ky brum është gatuar dhe Konstandin Zhapa,nga kjo baltë brumë u ngirt monomenti shqiptar i tij,nënë themelet shqiptare të këtij monomenti u varros shpirtërisht, Konstandin Zhapa.Letra e tij i kalon kufit shpirtëror të një letre shqiptari, nënshtetësin shqiptare, tregon se shqipja ishte gjuha e parë e nënës që kishte mësuar që në djep.Ja këto janë aspektet politiko-atdhetare të tij për afera,post,por përmes arritjeve pasurore të shënuara me shifra më të larta morale se të grekrve, rumunve, turqve, nuk do të thotë që të manipulohet kombësia e tij nga të liqtë,nga disa palogrek të sotëm me mjekra e veladon të zi,nga ca “vorio epirot”, gazetar me pamje greko-romane rela-rela-kaçurela, nëpër ca emisione televizive në TOP(E)Çenell me kalamaqër grek që mësojnë në Tiranë, por që janë qose dhe të shuar nga mëndja, si kurvat plaka greke që s’duan Shqipërin. Ata vetëm se shkëmbejn mëndime, që mund ti japin edhe “hop dy hapa përpara” fuqi qeverisjes kleptokratike progreke të kryeministrave me mjekra të bardhozeza. Bravo dhe gazetarve imitues në këto emisione të turpshme, që në një emission “apistos” grek nuk kundrështojnë, nuk thonë që Kryegjenerali Marko Boçari, Gjeneralesha hidriote Laskarina Bubulina janë shqiptarë. Të zhvillosh emisione midis qytetarve ne emisione televizive që angazhohen për problem madhore shqiptare,nuk do të thot se gazetarucët të privatizojnë në favor të ca grekrve, por duhet shtrydhur truri i rrudhosur si brazdate tokës për të fituar pronësin e Marko Boçarit, Bubulinës, Konstandin Zhapës etj, në favor të Hipotekës Kombtare Shqiptare. Në këtë kontekst si më sipër po servirim edhe një letër tjetër.

Letër më 13 Nëndor 1883

Drejtuar Bashkësis së fshatit Lekël

Të dashur bashkëatdhetarë!

Kam parasysh letrën tuaj të datës 31 Korrik të vitit të kaluar, me anë të së cilës më njoftoni rezultatet e provimeve të shkollës,të cilat i mora vesh me shumë gëzim.Për këto nuk kisha ndonjë dyshim se jam i bindur m.gj.s nuk i njihni dijet e ndjeni dhe çmoni vlerën e tyre të madhe dhe frymëzoni në fëmit tuaj prirjen dhe dashurin për këto. Nga kjo bindje mora hovin për krijimin e shkollës, të cilën e shikoj gjithmon me dashuri patriotike dhe interes ligjor,dëshëroj dhe uroj të mësoj gjithmon sa më të mira për të mirën e fshatit tuaj-timin. Uroj gjithashtu si deri sot, e tash e tutje të marr gjithmon informata të kënaqshme për përparimin e brezit të ri, kjo varet në radhë të parë nga ju,duke dhënë këshilla të mira dhe shëmbull të mirë,virtute dhe moral kishtar dhe patriotizëm dhe në vazhdim nga mësuesi i cili do të plotësoj veprën e edukimit duke trazmetuar dhe dije të dobishme. Për fat të mirë mësova se mësuesi është nga të gjitha anët shumë i mirë dhe jepet me zili në veprën e tij,për të cilën edhe ju ta përforconi duke i dhënë nderin dhe dashurin që i takoni.Në këtë mënyrë ç’do gjë që dëshëroni dhe në kohëne duhur kur unë do të shkarkohem nga ngarkesa që kam tani për shumë vepra kombëtare.Tash për tash ekonomizoni gjërat duke ndar shkollën në dy seksione (degë), shkollën fillore dhe shkollën e virgjëreshave,në të cilën do të japi mësim zonja bashkëshorte e mësuesit.Këto nevoja mi bënë present dhe nipi im Kristua,i cili më siguroi edhe për ecjen mirë të punimeve të shkollës prandaj porosita përfaqësuesin tim Thanas Meksin, mjek, të interesohet për plotësimin e tyre. Atij, i kam shkruar në të kaluarën dhe tani gjat qëndrimit të tij këtu e kam porositur për ndrëtimin e dhomave për mësuesit në vendin (tokën) që kam blerë dikur,ndërsa ajo dhoma egzistuese deri tani të mbetet ekskluvisht për të huajt që kalojnë atje,njerzë të qeveris,në mënyrë që të mos vuani tashe tutje nga ndonjë preokupim.Interesohuni pra që të ngarkoni Këshillin e Kontrollit të Shkollës,si dhe ndonjë njeri tjetër patriot që ju gjykoni të përshtashëm të mrren vesh me Zotin Thanas Meksi,që të gjej teknikun e përshtatshëm për ndrëtimin e dhomave dhe çdo meremetim që nevoietet, të bëjnë marveshje me teknikun sipas rastit dhe vet ata të jenë mbikëqyrës për t’u bërë një punë e mirë dhe e qëndrueshme, ndërsa të parët do ti paguaj Zoti Thanas Meksi. Mbi këtë ju jap përqafimin tim patriotik!

 Kosta Zhapa!

Rolii Konstandin Zhapës në pregatitjen,ndërtimin e shkollave për arsimimin e bashkëatdhetarve të vet apo”Bashkëatdhetari I juaj”,sic përsëriste shpesh,ai,me krenari është dhe në gjeografi të tjera.Këtë na e jep edhe në Testamentin,që e bëri të paharruar kurr për labovitët.Aty del roli I tij si bamorës kombëtar.Testamenti është ruajtur në Gjykatën e Jallonicës në Rumani.Me mëndjen e këhtjellt,I pregatitur për aktin e fundit para Zotit dhe Atëdheut,jep porosin e fundit:”Ungjilli I Shënjtëna mëson:Shpëtoni të të falni mbasi dihet ora juaj”.

Kryesorja në këtë testament të gjatë është: E para, që Konstandin Zhapa,nuk e ndryshoi as emrin e as mbiemrin, duke i shtuar prapashtesën”as” në gjuhën greke, u quajtKonstandin Zhapa”zakon I lashtë i burrave të mirë shqiptar,që si mbiemër kishin emërin e fshatit apo Labovën e Zhapës”, dyta, deklaron origjinën e tij me krenari ,duke thënë se jam epirotas si Pirrua”shqiptarë”I fesë krishtere ortodokse unite(varen nga Kisha Katolike ), e treta, shton se kam lindur më 1814,pra është në moshën 77 vjeçare.Pasurin e luajtshme dhe të paluajtshme e ka të lirë, e ka fiutar me Uratën e Zotit (Betmin e lashtë shqiptar) dhe me djersën e rinis tij. Në pasurin e tij në Rumani sipas testamentit numërohen dyqane, mulli me avull, magazine, furra, shtëpi etj. Po shut pasuri të palujtshme në Vrostherion, Kallaserjan (Rumani), depozita në një shoqëri të përbashkët me një rumun, Zerleti, prej 1 milon franga ari. Ai ka dhe prona të tjera, të shumta në Greqi për 30 aksione në Bangën Kombëtare greke, është aksioner në hekurudhat Pire-Athinë-Peloponez. Me këto para është ndërtuar edhe Stadiumi i Athinës. Ai u la pjesë të trashgimis të afrmve të tij. I përmendim këto për të treguar jo vetëm pasurin e madhe që vuri në Rumani gjatë gjithë jetës së tij,ky njeri I shquar shqiptar,por dhe për shpirtin e tij bujar ndaj të afrmve,bashkëfshatarve.ka pasur dhe një veti tjetër të tij që e kundruam në të dy letrat,por dukej në interesimin e tij të madh për arsimimin e fëmijve.Ai u dha mbi 4 bursa nga të familjes së tij që donin për të studjuar për shkenca në Perëndim.Ai ndërtoi në Labovë një shkollë tekstili,gjithashtu jepte per ç’do vit ndihmat e mëposhtme për shkollat shqip-greqisht: 1-Shkolla e Leklit 3000 franga ari 2-Shkolla e Dhrovianit 1200 franga ari 3-Shkolla e Delvinës 1200 franga ari 4-Shkolla e Qeparos 1000 franga ari 5-Shkolla e Qirianit dhe Kakozit 1400 franga ari 6-Shkolla e Nivanit 1200 franga ari

Nën shëmbullin e tij në Testament përmendet dhe kushëriri I tij, Vangjel Zhapa, një tjetër labovit i shquar që dhuroi trashgimin e tij.Pamvarësisht se në një pjesë të shkollave mësimi bëhej dhe në turqisht, më vonë në këto shkolla vazhdoi në gjuhën shqipe, prap Komisioni Zhapa nuk i ndërpreu ndihmat për shkollat.Edhe pse 6 vjet pas vdekjes se tij, trupi u varros në varrezat e Athinës,më 1820,trupi u varros më vonë në Labovë të Zhapës.Ky dokumentacion real që zgjidhi problemin e tërësis shpirtërore,njerëzore e shqiptare të Konstandin Zhapës,personalitet i lartë në Rumani,Greqi,Turqi dhe i vëndve të tjera, tek i cili mirëbërsia,humanizmi,dhimbja njerzore eci në majat më të larta, si shumë mirëbërës shqiptar të tjerë, u ngritën deri tek Përmendorja Hyjnore nga Nënë Tereza,lauruar me Çmimin”NOBËL”. Si ranë në dorë dhe kush ja siguroi Ing. Pavllo Bezhanit, 2 letrat dhe Testament i Konstandin Zhapës, që na dëshmoi?

Këtu e disa vjet më parë Athanas (Nasho) Bezhni,kushëriri i babit të inxhinierit,përpara se të ndërronte jetë në atë muaj që vdiq dhe Konstandin Zhapa, i jep inxhinierit disa relike të rujatura shënjtërisht brez pas brezi në familjen Bezhani,(të të gjithë Brzhanajve), si vlera të çmuara (Një ikonë të punuar në dru me përmasa 20X26 më tepër se 400 vjeçare apo dhe më tepër,si dhe dy letra të shkruara nga Kostandin Zhapa dhe Testamentin e tij).Ikona është e dëmtuar në shumë vënde,por mjaftë e bukur,m.gj.s shënjtërishtë e vlefshme shqiptare. Letrat janë dërguar nga Konstandin Zhapa, të parve të familjes Bezhani, kurse Testamenti është mbajtur simbas atij origjinali,i cili u bë vetëm në një kopje. Natyrisht që si ç’do njeri që do ti lëshohej ndonjë relike e vjetër e me vlera ,dhe Ing.Pavllo Bezhani u ndje shumë krenar, i nderuar apo si citon ai njeri I urt që tha: – “Duke parë një statujë të famshme, diçka u lartësua në qënien e tij”. Ishte nderimi për të parët që gjithësesi nuk e kish Ing.Pavllo Bezhani, por tani sikur ka diçka më të prekshme,më emocionuse dhe më direkte. Letrat i drejtoheshin dhe babait të gjyshit të inxinierit, Josif Bezhanit që banonte në Vlorë në vitin 1850,vit kur Petro Bezhani i jati,hapi Bangën “Petro Bezhani”, po në Vlorë.Josif Bezhani, si dhe 2 fëmit e tij, Pavllua dhe Olimbia,janë varrosur në Manastrin e Zvërnecit.Letrat pasi kaluan nga djali I madhi Josifit, Pavllo Bezhani, tek djali I dytë Pandeliu,më pas tek I biri I tij, Akile Bezhani, në fund i kishte Athanas(Nasho)Bezhani,me porosi që pas vdekjes së tij ti merrte një nip i Josif Bezhanit. Ky fat i takoi Ing.Pavllo Bezhanit.

Në Greqi u bënë Lojrat Olimpike. U bënë pregatitjet dhe djersën më të madhe e derdhën shqiptarët. Mbi famën e Stadiumit “Olimpik” ngrihet emëri i Konstandin Zhapës, bashkatdhetar i puntorve shqiptar. Po ta respektonte Greqia Shqipërin Etnike… autoritetet helene duhet ti propozonin Komitetit Olimpik që Stafeta e pishtarit olimpik të kalonte s’pari në Labovë të Zhapës,ku prehen eshtrat e të Madhit Shqiptar,Konstandin Zhapa.A nuk e ndrëtoi, Ai, Stadiumin Olimpik të Ahtinës?Sot po sot bëhet e kundrta nga ca grekër në “Udhëheqje tonë”, por kohët e reja do të ngrenë një Përmendore në Shqipëri për ta bekuar,Konstandin Zhapën, si Nënë Terezën!!!

 

Të fundit

1200 kredi të buta për familjet e pastreha, të prekurit nga tërmeti me banesa më cilësore

Janë 1200 familje të pastreha në kryeqytet që do të kenë mundësi të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë...

SPAK s’duhet të hetojë blerjen e popullit, por shitjen e opozitës

Nga Kreshnik Spahiu Komike ….. 4 politikanë të hetuar nga SPAK do numërojnë votat e popullit? Evolucioni i vjedhjes së votës në Shqipëri ka pësuar cikle...

Vota e diasporës: Mbi 125 mijë shqiptarë kanë aplikuar për regjistrim

126 mijë emigrantë shqiptarë kanë shprehur vullnetin për të votuar, përmes postës në zgjedhjet e datës 11 maj. Numri i kërkesave në KQZ vijon të...

Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje

Gripi sezonal është në kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin. Infektimet nga AH1N1 dhe AH3N2 vijojnë të rriten veçanërisht tek të miturit dhe...

Veliaj: Vota e emigrantëve, një ide e hershme e PS

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, ka folur për votën e emigrantëve. Në një intervistë për podcastin “Majtas”, Veliaj theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV