Salillari ndërtoi 1200 m2 pa leje, banorët e Lumasit padisin në SPAK Çuçin dhe Salillarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kallëzim i pazakontë ka mbëritur këtë të hënë në sekretarinë e SPAK.

120 banorë të fshatit Lumas në Berat, depozituan një dosje penale, duke akuzuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim “Krimi” ndaj ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Çuçi së bashku me Belinda Ballukun, janë dy figurat politike të PS, që kanë publikuar video të pallateve pa lejë në Tiranë.

Por çuditërisht në asnjë rast, nuk ka depozituar kallëzim penal ndaj subjekteve të ndërtimit që kanë punuar pikërisht pallatet pa lejë të publikuara nga Çuçi.

Mes presonave të kallëzuar në SPAK nga 120 banorët e Lumasit, janë dhe biznesmeni i ndërtimit, oligarku Pëllumb Salillari, Prefekti i Fierit, Lefter Shehaj dhe dy ekspertet Silva Meçe e Liljana Vllamasi.

Në kallëzimin e tyre 120 banorët i drejtohet SPAK-ut, se:

“…në datën 9 shtator 2022 në zonën e Farkës, Ministri i Brëndëshëm Blendi Çuçi i shoqëruar, nga drejtuesja e re e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, dhe zv/drejtori i Policisë së Shtetit, Rebani Jaupaj, kanë konstatuar se oligarku Pëllumb Salillari ka ndërtuar pa leje një sipërfaqe prej 1200 m2…”.

Përmes avokatit të tyre banorët thonë se:

“…vepra penale e kryer nga Salillari parashikon një dënim nga tre deri në tetë vjet burgim, që do të thotë se kemi të bëjmë me një krim të kryer nga një oligark në mes të Tiranës, i konstatuar nga Ministri Çuçi, por rezulton se ky krim nuk është kallëzuar në organet përkatëse nga ky subjekt i kallzuar…”.

Nga ana tjetër sipas banorëve, Çuçi ju vetëm nuk ka kallëzuar rastin por edhe ka shpërdoruar detyrën, duke mos denoncuar në asnjë moment paligjshmërinë e kryer nga Salillari.

Lexo edhe :  Nis ndërtimi i parkingut publik në Shirokë, Rama: Ndikim në shërbimin ndaj turistëve

Gjithashtu për “Ndërtim pa lejë” me qëllim përfitimi është denoncuar dhe oligarku i ndërtimit, Pëllumb Salillari, i cili sipas banorëve duhet të hetohet si qytetarët e zakonshëm në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe jo në gjëndje të lirë.

Mes të kallëzuarve është dhe prefekti i Fierit Lefter Shehaj, i cili njëkohësisht është dhe drejtori i Këshillit Kombëtar të Ujrave në basenin e Semanit.

Pikërisht Shahaj është personi që ka dhënë lejen e shfrytëzimit të ujit me koordinata që i përkasin një zone të mbrojtur, siç është kanioni i Sinecit.

Banorët kërkojnë që ndaj Shehaj të fillojnë hetimet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”.

Mes personave të kallëzuar janë dhe dy ekspertet topografe, Silva Meçe dhe Liljana Vllamasi, të cilat janë kallëzuar prej 120 banorëve për akuzën e “Ekspertimit të remë” dhe “Korrupsionit Pasiv”.

Të fundit

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të...

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

A do mbetemi pa çokollatë?/ Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori

Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e mbi 10.000 dollarë në treg,...

Binjaku i tij martohet sot, çfarë po përgatit Donaldi për Romeon? (FOTO)

Sot në darkë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, do të ketë dasmë. Vëllai i Madh u ka kërkuar banorëve...

Tensionet në Himarë/ Rama: Zgjedhja e Blerina Balajt, zhvillim pozitiv

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zgjdhjen e Blerian Balajt për drejtimin e Bashkisë Himarë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama nënvizon se zgjedhja...

Lajme të tjera

Web TV