Zgjedhjet lokale/ Berisha: Opozita do paraqitet me një kandidaturë të përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha është shprehur i hapur që të diskutojë me të gjithë faktorin opozitar për të dalë me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet lokale. Çfarë formule pritet të përcaktohet dhe përçarja brenda PD-së se kush do të mbajë logon dhe vulën e partisë.

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i hapur që të bashkërendojë mendimet me të gjithë faktorin opozitar me qëllim që në zgjedhjet e ardhshme lokale të paraqiten me një kandidaturë të përbashkët. Kështu deklaroi dje kreu i PD-së, i cili pritet që në dy ditët në vijim të zhvillojë takime me krerët e partive opozitare, parlamentare dhe jo parlamentare. Por çështja ku ndahet është pikërisht me Bashën dhe grupimin e tij. “Ne kandidatët nuk na i cakton as droga, as partia shtet, ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatet të përcaktojmë këto dy tre ditë format e daljes. Ka mendime që duhet të dalim me kandidat të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim, por jam i hapur me aleatët tanë të gjejmë format e përbashkët të një gare të suksesshme”tha Berisha. Ai shtoi se do të ketë takime me të gjithë drejtuesit e partive opozitare të cilët deri më tani janë shprehur se për të maksimalizuar votat e gjithë opozita duhet të dalë me një kandidat të vetëm për kryetar bashkie, që të mbështet nga të gjithë subjektet. Berisha po ashtu foli edhe për planet e aksionit opozitar: “Ne po ecim në shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës. Ky nuk është i vetmi. Plani i dytë është plani i primareve dhe standardeve, plani i tretë është ai i angazhimit maksimal të shoqërisë”. Por kur kanë mbetur shtatë muaj nga zgjedhjet lokale, opozita ende nuk e ka të qartë formatin që do të paraqitet. Më herët edhe kreu i PLK-së Ilir Meta është shprehur pro kandidaturës së përbashkët. Megjithatë modaliteti duket se do të ndaje opozitën. Berisha ka paralajmëruar primave në ço bashki që nënkupton se personi që do të përzgjidhet si kandidat do të votohet nga anëtarësia e PD-së. Kjo formë nuk i lë mundësi partive të tjera politike që të propozojnë kandidatët e tyre. Megjithatë një tjetër variant që po diskutohet është që në primare të lejohet të votojnë jo vetëm anëtarët e PD-së, por kushdo qytetar që dëshiron. Në këtë situatë nuk duket se opozita do shmangë ndarjen, pasi grupimi Basha i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj pretendon se janë ata drejtuasit zyrtar, për aq kohë sa Gjykata e Apelit nuk është shprehur se kujt i takon vula dhe logo e PD-së.

Lexo edhe :  PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

Sa i takon çështjes së financimit rus, Berisha tha se Basha duhet te beje transparence per ato fonde, pasi sic tha ai ky është nje kusht i domosdoshëm për nje deputet dhe anëtar i PD.”I vetmi koment që kam unë për Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Unë nuk kam komunikuar, por komisioni i krijuar për këtë qëllim atij do ti japë të drejtën të shpjegojë këtë akte akuzë të rëndë, por tërësisht personale, pasi është e faktuar se ajo nuk ka patur lidhje me asnjë institucion të PD. Nuk ka hyrë dhe ka dalë nga arka e PD asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë. Me Bashën kam vetëm këtë problem. Sa kohë ai është anëtar i PD dhe deputet i PD ai duhet të bëjë këtë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm”-tha Berisha.

Të fundit

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim,...

“Nëse Rama fiton sërish, nuk shkoj më në Parlament”/ A do e mbajë premtimin Edi Paloka?

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit, rezultatet paraprake të KQZ-së e nxjerrin Partinë Socialiste në avantazh të qartë. Ajo qe pritet,...

PD drejt humbjes/ Berisha reagon për herë të parë

Pas disa orësh në seli, kreu i PD Sali Berisha bëri daljen e parë publike, ndërsa rezultatet e numërimit tregojnë një humbje të thellë...

PS fiton edhe Devollin, Peleshi: Rezultat historik, bëmë diferencë në të gjitha drejtimet

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Devoll. Partia Socialiste ka fituar në bastionin e djathtë me 6905 vota ose 50,56 për...

Aksident i rëndë në aksin Himarë–Qeparo, raportohet për viktima

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Himarë–Qeparo, ku janë përfshirë një motor dhe një automjet. Sipas burimeve paraprake, dy shtetas të...

Lajme të tjera

Web TV