Zgjedhjet lokale/ Ja kryebashkiakët që janë “djegur” dhe janë aprovuar nga Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa na ndajnë vetëm 8 muaj nga zgjedhjet lokale, ethet e kandidatëve që presin të garojnë kanë nisur.

Socialistët që janë në pushtet që prej 2013-ës, kanë si synim të ruajnë një rezultat pozitiv në pjesën më të madhe të bashkive të vendit.

Deri më tani, Edi Rama i ka dhënë dritën jeshile për rikandidim disa prej kryebashkiakëve.

Beteja më e madhe elektorale do të zhvillohet në Tiranë, e për këtë kryesocialisti nuk shikon zëvendësues tjetër, veç Erion Veliajt për një mandat të tretë.

Pjerin Ndreu është një tjetër kandidat i cili pritet të marrë besimin e kryesocialistit në Lezhë, për një tjetër mandat.

Në daljet publike, Rama ka vlerësuar pozitivisht punën e të parëve të qyteteve në Cërrik dhe Sarandë, ku Andis Salla dhe Adrian Gurma pritet të rikonfirmohen. Një vlerësim të rëndësishëm Rama ka edhe për Flamur Golemin dhe Alma Hoxhën, respektivisht kryebashkiakë në Gjirokastër dhe Përmet.

Në tjetër kryebashkiak aktual që pritet të rikandidojë sërish është Elton Arbana në Shijak.

Rama pritet të rikonfirmojë pjesën më të madhe të kryetarëve të bashkive që garuan në zgjedhjet e 6 marsit. Një ndër ta është, Rahim Spahiu në krye të Dibrës.

Por mes emrave që presin një përgjigje pozitive ka edhe kryebashkiakë që janë konfirmuar publikisht se nuk do t’i besohet një tjetër mandat.

I tillë është emri i Dritan Lelit në Vlorë që e përfundon mandatin duke i shkëputur marrëdhëniet me Partinë Socialiste për shkak të përplasjeve të vazhdueshme me kryeministrin Rama.

Motorët e fushatës do të nisin më herët, ndaj Edi Rama më 7 dhe 8 tetor do të zhvillojë një takim dy ditor me kryebashkiakët në Durrës ku në fokus do të jenë edhe zgjedhjet vendore.

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV