Bilanci i MSH: Asnjë humbje jete nga koronavirusi, ja sa qytetarë janë infektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën nga koronavirusi. Sipas raportit të ministrisë së Shëndetësisë, nga 695 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 35 qytetarë, ndërsa janë shëruar 53.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

“Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127, thuhet ne njoftim.

SITUATA NE 24 ORE

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 695 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 35 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 4 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Fier, Devoll, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mat, Klos, Patos, Berat, Elbasan.

Janë 380 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,257 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 53
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 695

Lexo edhe :  Rama në KS: Rusia po vë Europën në rrezik! Agresioni rus i pajustfikuar

Testime totale 1,984,449
Raste pozitive 331,226
Raste të shëruara 327,257
Raste Aktive 380
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236
Elbasan 34
Vlorë 19
Fier 19
Shkodër 17
Durrës 14

Lezhë 12
Gjirokastër 11
Dibër 10
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1

Të fundit

Zgjedhjet/ Kush e merr Kukësin? Mbyllet pa incidente procesi votimit

Në Bashkinë Kukës u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme lokale ku morën pjesë në votime 44 % e zgjedhësve....

Luftë në veri/ Vritet një polic kosovar, ekzekutohen 3 terroristë serb

Një zyrtar i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku u vra në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës....

Horoskopi ditor, 25 Shtator 2023

Dashi: Mundohuni të rrethoheni me njerëz pozitivë. Në përgjithësi ju jeni një shenjë lideri, që pëlqen të punojë vetë. Gjithashtu për këtë arsye ju menaxhoni...

Atletico Madrid “çmonton” Realin e Madridit dhe triumfon në derbin e kryeqytetit

Atletico Madrid tregon karakter dhe ia del të triumfojë në derbin e Madridit, me shifrat 3-1 ndaj Real Madrid. Skuadra e drejtuar nga Simeone,...

Lajme të tjera

Web TV