“Dhe një i humbur mund të thotë një fakt, por të kesh një opinion është art”….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rudina Koromani

…..nën këtë moto, gazetari Charles McCabe botoi për 25 vjet në të përditshmen San Francisco Chronicle.

Jetojmë në një botë të zhurmshme: ekranet që vibrojnë vazhdimisht e njoftime që shpërthejnë si fishekzjarre çdo sekondë. Shqetësime pafund të raportuara  që lexojmë bashkëshoqërohen me mijëra klikime tendencash e lajmesh të rreme  që  tërheqin vëmëndjen e kuptohet që shpërqëndrimi i individit sot, edhe në distancë,  është aq i lehtë sa  era që fryn e të prek gjithkund.

Përtej dëshirës për të qënë të mirëinformuar vazhdimisht, sot është e vështirë të qëndrosh në krye të të gjithëve e praktikisht  të kesh një mendim për gjithçka dhe për të gjithë është e pamundur.

Si rezultat, pasoja logjike duket se është: të kesh një opinion të mirëinformuar për pak tema dhe të mos kesh  mendim apo opinion për një shumicë të tyre.

Opinionet nuk duhet të ngatërrohen me faktet e nuk mund të quhen të tilla kur shkelen të drejtat e njeriut apo kur vlerësojnë një abuzim, një dhunë apo urrejtje ndaj dikujt apo një grupi. Gjithashtu nuk mund të quhet opinion një shkrim apo deklaratë që shkakton apo çon në dhunë emocionale/ fizike.

Kur flasim për politikën apo këshillat për jetën, nuk mund të pretendojmë për fakte më shumë se mendime dhe opinione mbi çështje që janë të vështira për tu interpretuar siç është fjala vjen kuptimi për jetën apo vlerësimi i një vendimarrjeje politike.

Përveç politikës, fushë e cila dominon përsa i përket “ekspertizës” opiniondhënëse, psikologjia është një nga ato fusha ku pothuajse të gjithë ndihen sikur kanë një njohuri.

Në mjekësi apo matematikë, ne kemi më shumë gjasa të mbështetemi verbërisht tek ekspertët. Por kur flitet për problematika psikologjike, për shumë arsye, shumkush mendon se përvojat personale ofrojnë disi një dritare të drejtpërdrejtë në funksionimin e psikikës njerëzore, duke i bërë të ndihen se janë eksperte në vetvete.

Prej nje shekulli kryhen studime në këtë fushë, që nga studimet e rasteve klinike, eksperimenteve psikologjike e deri në studimin e popullatave për problematika të ndryshme, ku qindra teori janë munduar të shpjegojnë arsyet se pse ndodhin këto çrregullime… e në fund të del dikush që të thotë: “hë mo se pallavra bla bla bla kjo puna juaj, apo halla ime thoshte…”

Përtej diskutimit se deri ku mund të përgjithësohen gjetjet psikologjike teksa flasim për individin subjektiv, faktet e gjetjeve empirike të një fushe, e të fushës së psikologjisë në veçanti,  nuk janë opinione studjuesish që mund t’i injorosh me një mendim nga halla, gjyshja apo shoku.

Më së shumti, opinionet në përtgjithësi ofrojnë këndvështrime për tema të ndryshme, të cilat në vetvete konsiderohen thelbësore në shoqëritë aktuale. Disa syresh, ato profesionale,  si rasti i opinioneve editoriale Op Ed, vlerësohen e ndiqen më së shumti për arsyet se  lidhen me parashikime të ngjarjeve që mund të ndodhin por edhe si modele tipike që promovojnë ndryshimin e mendimit kundrejt mendimeve fanatike të palëvizshme ekstreme.

Lexo edhe :  Hapi pas dhe shikoje: SHBA po kalon në një regjim autoritar të plotë

Shpesh opinionet e pakontrolluara, të ushqyera nga keqinformimi, gjykimi, narcisizmi dhe  urrejtja janë ato që ngatërrojnë gjithë panoramën duke e bërë  individin të humbasi qëllimin e informimit.

Gjithnjë e më shumë debatet televizive dhe ato virtuale në mediat sociale po shfaqen agresive  vetëm për tu fituar, për të qenë më të mirët dhe për të “shkatërruar” kundërshtarin, ku ‘Fitorja’
duket se është një nga kënaqësitë më të larta për egon tonë. Nevoja për të fituar me opinione të pakonrolluara është si të derdhësh benzinë ​​mbi një zjarri cili del jashtë kontrollit e ku rreziku të djegësh veten dhe të tjerët që të ndjekin është gjithnjë dëmtues.

Cila do ishte një zgjedhje më  e mençur në këto raste?

Për temat për të cilat nuk jemi të informuar, të mos kesh opinion është vetëm fillimi. Thuhet se: nëse zgjedh të mos kesh një mendim për asgjë, bëhesh një artist dembel.

Të praktikosh artin e të paturit mendim është një proces i gjatë e që kërkon shumë impenjim intelektual por dhe një vete të mirëpërgatitur me ego të kapërcyer. Individët që e kapërcejnë këtë prag e që kanë pranuar brënda vetes së tyre se debatet nuk lidhen me fitoren e vetkënaqësinë, që janë mëndjehapur për të ndryshuar mendim e  që kanë guximin dhe ndershmërinë në atë që thonë, arrijnë të ngrihen në nivelin e një Opinionisti.

Sjellja e një zëri të vërtetë dhe të vëmendshëm në tryezë, gatishmëria për të qenë të hapur, për të bërë gabime dhe për të lënë egon jashtë është po aq e rëndësishme sa vetë opinioni që duam të japim. Mes guximit për të patur e thënë një mendim për temat që kanë rëndësi  dhe guximit për  të mos patur mendim për gjërat që nuk dimë ekziston vetja jonë ekspert dhe diletant. Askush nuk mund të jetë kopetent në gjithçka.

Është e lehtë për të riun e zgjuar të mësojë rregullat e lojës sot, e të bërtasë mendimet e tij, por kjo nuk është njësoj si mençuria e një të vjetri, eksperienca e të cilit e bën të dijë si t’i zbatojë këto rregulla dhe se kur t’i shmangë ato. Pa dyshim që mendimet duhen thënë, e sot të gjithë kanë një zë për ta thënë falë mediave sociale, por kur ky zë bazohet  mbi fakte ngrihet një stad më lart që arrin të bëj dhe  ndryshimin që synojmë.

“Njeriu që nuk e ndryshon kurrë mendimin e tij është si uji që nuk lëviz  që rrit zvarranikë të mendjes.” – William Blake

Përgatiti Rudina Koromani

Psikologe Klinike

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV