Gjyshërit duhen të ndihen të nderuar, që nënat e reja u besojnë fëmijën e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja pediatre, Lira Gjika nuk i kursen këshillat për të vegjëlit, por as për prindërit, teksa poston herë pas here në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo i ka dedikuar një shkrim rritjes së fëmijëve nga gjyshërit, që sipas saj, këta të fundit duhet të ndihen të nderuar që i besohet një ‘detyrë’ e tillë.

Ajo shkruan se detyra e saj parësore është asistimi i nënës së re dhe jo spostimi i saj.

“Gjyshet, gjyshërit duhen të ndihen të nderuar, që nënat e reja, u besojnë fëmijën e tyre.

Është e vërtetë që gjyshja është më e zhdërvjellët se nëna e re në përkujdesjen ndaj fëmijës, por kjo nuk i jep të drejtën për të « pushtuar » vendin e nënës. Ajo si nënë e pjekur, e di se fëmija çdo gjë e kërkon nga nëna e tij. Detyra e saj parësore është asistimi i nënës së re dhe jo spostimi i saj.

Dëgjojmë shpesh gjyshe teksa deklarojnë « e kam rritur unë ». A i ka shkuar ndër mend se çfarë u përçon fëmijëve, nipërve dhe mbesave të saj të dashur kjo frazë? A i ka shkuar ndonjëherë në mend se në këtë rast u pohon atyre se “nëna e tyre nuk i do, nëna e tyre nuk është më, përderisa i rrit gjyshja”?

Edhe gjyshja kur ndjehet keq, “thërret” nënën e saj. Gjyshe e mirë është ajo gjyshe që fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën dhe nuk zëvendëson nënën, por e siguron vazhdimisht fëmijën, se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë, sepse beson te ajo (gjyshja). Ashtu si fëmija ka nënën edhe nëna dhe babai kanë nënën e tyre (gjyshen). Ajo e falënderon fëmijën që ai pranon të rrijë me atë, falënderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën.”

Të fundit

Sonila Meço: Tirana është mbushur me indianë, bangladeshas e filipinezë

Sonila Meço shkruan se Tirana është mbushur plot me të huaj, që kanë zëvendësuar shqiptarët e larguar. Sipas saj, tashmë...

Ikën Alvaro Vitali komiku italian që bëri të qeshë breza të tërë

Nga Leonard Veizi Ai na ka bërë të qeshim pa fund me personazhin e tij. I shkurtër dhe i shkathët aq sa nuk vihej re...

Anija luksoze “National Geographic Orion”, për herë të parë në Portin e Durrësit

Mëngjesin e kësaj të mërkure është akostuar për herë të parë në portin e Durrësit kroçera “NATIONAL GEOGRAPHIC ORION”, duke sjellë 108 turistë amerikanë. Kjo...

Avokati i Ilir Metës: Po qendron në burg vetëm për një kartë që e përdorte Monika

Avokati Kujtim Cakrani deklaron se akuza për çështjen e lobimit tët Ilir Metës në SHBA, ka rënë. Cakrani tha për “MCN” tha se nuk ka...

Paketa e Maleve/ Hyn në fuqi udhëzimi për identifikimin dhe shpalljen e zonave prioritare

Nisma Paketa e Maleve pritet të nisë zbatimin me identifikimin dhe shpalljen e zonave të zhvillimit nga grupet e punës pranë pushtetit vendor. Në fletoren...

Lajme të tjera

Web TV