“Ku e keni sot Lulin?”, Spiropali i përgjigjet Berishës: Si korbat që sjellin vdekjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali replikoi me ish-kryeministrin Sali Berisha pas deklaratave të këtij të fundit në Kuvend.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali i krahasoi vizitat e Berishës te personat e pastrehë në Shqipëri “me korbat që sjellin vdekjen”. Spiropali u ndal dhe tek sulmi i Berishës ndaj ish-paraardhësit Lulzim Basha, duke ironizuar deklaratat për të.

“Sa shtëpi do ndërtohen nëse ju nuk do të kishit shitur sistemin energjitik, nga ÇEZ-i. Po në rast se nuk do të ishin futur dorëzanë për të privatizuar sistemin. Do flisnin për këta, apo do flisni për vizitat në zonë që vini si korbat që sillni vdekje. Pas tërmetit janë ndërtuar mijëra shtëpi, banesa çerdhe që as në ëndërr nuk janë parë.

Shkoni në Kamëz dhe shikoni si është bërë. Ju i përdorni si mishin për top elektoral. As këtu as një kujdes, as për faktin që Shqipëria është në një sulm hybrid që po tenton të shkatërrojë të gjitha sistemet tonë. Ca injorantë që nuk duan ta dinë për atdhetarizmin. Për fatin tuaj të keq, nuk mund të buzëqeshni deri në fund. Ne vazhdojmë me aleatët, ju vazhdoni me aleatët. Flisni ju për rrënim të sistemit energjitik, nuk e di ku e gjeni këtë guxim. E keni bërë se jeni armik, se për ne nuk ka armik politik. As ju nuk jeni armiku jonë. Ju na keni shpallur ju armik. Ju keni marrë peng foltoren, mikrofonin foltoren, lërë më ç’bëni kundër kundërshtarëve politike. Ju jeni të njëjtët që mbroni Lulzim Bashën, shihni ç’djalë i mirë. Ku e keni sot Lulin, ku e keni auditin tuaj. Sot keni ngritur audit sa për të qeshur. Jo Ilir Metën të keni me veten dhe jo Monikën por mblidhni të gjithë ç’janë bashkë, se ju nuk vini dot. Ju nuk lini Shqipërinë të ngrejë kokë, sepse ashtu dini të qeverisë. Kalatë i keni kthyer në mejhane dasmash. Sot janë 7-fishuar fondet. Në 2013 nuk kishte zë në kërkim shkencor. Vetëm nga 2019 dyfishuam fondet për kërkimin shkencor. “-u shpreh Spiropali.

Lexo edhe :  Berisha po përdor mandatin e deputetit për të shpëtuar nga burgu!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit kërkoi plotësimin e kushteve të pedagogëve shqiptarë të cilët kanë paralajmëruar protesta.

“Ka nisur një protestë e fuqishme, për shkak të keqtrajtimit dhe nënçmimit të Ramës me qëllim të vetëm shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Dënojmë me ashpërsi më të madhe përpjekjen e Edi Ramës për t’u tallur me botën akademike shqiptare, asfiksinë që i ka krijuar kësaj fushe jetike.

Kërkojmë nga kjo sallë plotësimin me urgjencë të kërkesave të tyre, çdo pedagogu duhet t’i rritet rroga të paktën sa ç’është rroga e pedagogëve në Kosovë. Pse në Kosovë pedagogët të marrin 1500 euro, ndërsa në Shqipëri 800-900. Pse çfarë ka Kosova më shumë se ne, është e pasur? E ka fshi tërësisht kërkimin shkencor nga agjenda.”, tha Berisha.

Të fundit

Bamir Topi: Demokratët duhet të mbyllin raportin shpirtëror politik me Sali Berishën

I ftuar në “Kjo Javë” me gazetaren Nisida Tufa, ish-presidenti Bamir Topi analizoi edhe rezultatin që mori opozita, koalicioni...

Vajza e Giorga Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

Një postim i bërë në rrjetet sociale, i cili përmbante kërcënime të rënda ndaj vajzës së Kryeministres Giorgia Meloni, ka tronditur opinionin publik dhe...

‘Nena ime është komuniste dhe ulërinte kundër të pasurve’/ Rrëfimi i veçantë i De Rossit:

Daniele De Rossi flet për herë të parë pas shkarkimit të papritur nga Roma, duke zbuluar emocionet, zhgënjimet dhe planet e tij për të ardhmen....

Çfarë ndryshojnë sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

Nga Todd Prince, REL Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...

E papritur: Chiara Ferragni nga miliardere, tani drejt falimentit?

Dyqani i Chiara Ferragni, i vendosur në Via del Babuino 152 në zemër të Romës, ka ndërprerë zyrtarisht aktivitetin. Vendimi u bë publik nga...

Lajme të tjera

Web TV