Teksa gjithë bota ‘pret me ankth’ nëse Putini do t’i përdorë armët bërthamore në luftë, duket se presidenti rus e ka marrë vendimin.
Ai dëshiron të marrë botën me vete kur të vdesë, ka thënë një ekspert pranë Kremlinit.
Shkencëtari politik Valery Solovey, një ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, bëri pretendimet e bujshme përpara se despoti rus të shënojë ditëlindjen e tij të 70-të të premten.
Kjo vjen pasi kishat ortodokse ruse janë urdhëruar të mbajnë shërbime të veçanta lutjesh për shëndetin e tij të shtunën, pavarësisht se Kremlini këmbëngul se ai është i shëndetshëm.
Ai pretendoi se situata aktuale është më e rrezikshme dhe më afër ‘apokalipsit bërthamor’ sesa gjatë krizës së raketave kubane gjatë Luftës së Ftohtë.