Zgjedhjet lokale, nuk i zgjidhin dot problemet e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I intervistuar- Erald Shulla

 

Jemi rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale dhe duket se kemi një konfigurim të qartë të  opozitës me në krye Berishën i cili deri më tani duket se po luan kartën e “bashkimit të plotë”. Ai e ka pasur më të lehtë mirëkuptimin me Metën dhe çdo parti tjetër opozitare, parlamentare dhe jo parlamentare, por duket i vendosur se me të “tijët e dikurshëm” që janë në Grupimin Basha të mos ketë asnjë shenjë afrimi. A e pengon kjo opozitën dhe sidomos vendimin që mund të jap Gjykata e Apelit se kujt i takon logo dhe vula e PD-së?

 

Pjesa e opozitës që përfaqëson sot z.Berisha po lëviz fort për të krijuar fizionomin e grupit politik i cili do futet në zgjedhje përballë mazhorancës, ku sipas të gjitha gjasave do kemi një kualicion të gjerë, me gjithëpërfshirjen e forcave opozitare. Berisha po luan një kartë tepër të fortë në këto momente para zgjedhjeve edhe si një mundësi për të fshehur problemet brenda PD-së, probleme të cilat peshojnë mbi atë. Për të fshehur problemet juridike të betejës që vazhdon prej muajsh në gjykatë, ku kërkohet logo dhe vula e Partisë Demokratike. Berisha po bën lojën dhe kërkon që kandidatët për kryetar bashkie të dalin nga vota e primareve, ku sëfundmi ka hedhur edhe formën e mundësin që votimi të bëhet përtej anëtarëve të PD-së, pra ti jepet mundësia edhe pjesës tjetër si anëtarëve të PL dhe anëtarëve nga forcat e tjera të kualicionit. Duke i dhënë rëndësinë primareve Berisha zbehë problematikat, dhe jep mesazh që nëse logon dhe vulën do e ketë grupi tjetër në PD dhe jo ai, kjo të duket e pavlerë sepse opozita është këtej. Për Berishën bashkëpunimi në këto momente me Ilir Metën është tepër jetik, duket si një komardare shpëtimi, ku kapërcen dallgët e probleme brenda PD-së. Gjithsesi pritet dhe mbetet për tu parë çfarë do të bëj Alibeja me të tjerët, a do futen në zgjedhje nëse do kenë të drejtën të përfaqësohen me logon dhe emrin e Partisë Demokratike. Nëse zgjedhjet do zhvilloheshin me tre kandidat kjo do e favorizonte tejet mazhorancën për fituar pjesën dërrmuese të bashkive.

 

Ndërsa opozita po tenton të dalë me kandidat të përbashkët për të maksimalizuar votat, mazhoranca ka një tjetër problem, atë të zgjedhjeve të kandidatëve brenda saj. Deri më tani kemi një konfirmim siç është Erion Veliaj për Tiranën dhe një largim si Dritan Leli në Vlorë. Rama do të jetë vetë dirigjenti duke shkuar në çdo bashki dhe i trajtuar lokalet si politike, apo do u japë hapësirë kandidatëve?

 

Partia Socialiste, ka shumë avantazhe në zgjedhjet lokale, barra e problemeve duket më e rëndë në shpinën e opozitës se të mazhorancës. Opozita ka kohë që koklavitet edhe më shumë në problemet e saja, duke i dhënë mundësi frymëmarrje mazhorancës. Prandaj socialistët i shohin zgjedhjet lokale si test para atyre të përgjithshme. Këtë herë do shohin sa të fortë do jenë përballë tyre Berisha dhe Meta, dhe jo më Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Rama i njeh mirë të dy, po aq sa dhe ata njohin Ramën. Kjo do e bëj edhe më interesante zgjedhjet lokale dhe realisht unë i shoh këto zgjedhje si test politik për të dy palët. Nuk e di sa do pasqyrohet ky interes edhe tek qytetarët, a do kemi një pjesëmarrje të lartë në zgjedhje apo ajo do jetë e ulët. Sondazhet e deri tanishëm kanë treguar që pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shprehen pa interes për palët, 38% nuk preferojnë as Ramën dhe as Berishën me Metën. E nëse kjo përqindje qytetarësh nuk del në votime atëherë nuk ka asnjë ndryshim në rezultat dhe pothuajse Partia Socialiste fiton bindshëm. Por një humbje e thellë e Berishës dhe Metës, do ndryshonte shumë dhe opozita në vend do të kërkonte një ndryshim rrënjësor.

Lexo edhe :  Mos bindja civile dhe qeveria teknike “helene”

 

Gjithashtu qeveria është në një situatë jo komode përsa i përket krizës energjitike, rritjes së çmimeve, akuzave për korrupsion dhe së fundmi edhe nën deklarime të forta të ndërkombëtarëve që u shprehën kundër amnistisë fiskale. A do të paqyrohen këto problematika edhe në rezultatin e zgjedhjeve lokale?

 

Qeveria ka një konsumim të cilin normalisht që ta jep edhe thjesht pushteti i stërgjatur, edhe jo më që të kesh një barrë të madhe pakënaqësie, por cila fshihet në sytë e qytetarëve pas probleme që ka opozita. Kamuflohet gjithmonë pas kësaj, ky është një problem. Për kë është problem? Për qytetarët… Kriza energjitike e detyroi kryeministrin të vendoste çmime të tjera për energjinë në se kalohej fasha e 800 kë por reagimi dhe paniku i krijuar tek qytetarët e bëri qeverinë ta kuptonte në kohë, dhe duke i shtyrë këto masa. A janë zgjedhjet lokale një arsye, unë mendoj që po. Energjia do jepte efekte të menjëhershme në ekonomi, dhe kjo detyrimisht do rriste pakënaqësi drejtë për drejtë në zgjedhje. Unë mendoj që qeveria do gjej shtegun e minimizimin e shfaqjes së problemeve, duke e zhvendosur vëmëndjen diku tjetër.

 

Rama vetëm pak orë para se të hynte në fuqi vendimi për rritjen e çmimit të energjisë u tërhoq. Kishte frikën e reagimit qytetar; nga protestat e opozitës që do kishin në duar kauzën e rritjes së çmimit, ishte një vendim për të ulur tempin e pakënaqësisë qytetare; apo një lojë e fortë që Rama të quhej “i keq” kur tha për rritjen e çmimit dhe “i mirë që mendon për qytetarët” kur u tha se do e anulojë vendimin dhe çmimi energjisë do mbesë i pandryshuar?

 

Kryeministri tashmë ka një eksperiencë të madhe në kapërcimin e situatave të vështira, madje ka ditur ti kthej në favor të saj. Kujtoj këtu menaxhimin e situatave të vështira me tërmetin dhe me pandemin. Ku në fillim shfaqej si e dorëzuar përpara problemit pastaj dilte triumfatore. Edhe rasti i rrithes së çmimit të energjisë na u shfaq si rast ku duhet ta paguanin qytetarët, por reagimi i qeverisë apo tërheqja nga rritja e çmimeve solli një shfaqje kjo e përkthyer pozitive. Një faturë kjo që qeveria po e mban në interes tē zgjedhjeve lokale, padiskutim. Protestat para zgjedhjeve, për një problematik si ajo e energjisë normalisht që do jepte efekt në zgjedhje. Dhe kjo unë mendoj që është gjykuar për të eleminuar çdo hapësirë apo shteg ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës u bë kjo ndërhyrje. Lëvizje e zgjuar e mazhorancës. Ajo që them me keqardhje është që zgjedhjet lokale nuk i zgjidhin dot problemet e opozitës.

 

 

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV