“Çmendet” Putin, shpall “agjent të huaj” reperin e njohur (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se asgjë nuk po shkon mirë në Rusi!

Së fundmi ministria ruse e drejtësisë ka deklaruar se një nga reperët më të njohur të vendit është “agjent i huaj”, një emërtim ligjor që është përdorur për të ndjekur kritikët dhe gazetarët kundër Kremlinit.

Bëhet me dije se Oxxxymiron, emri i vërtetë i të cilit është Miron Fyodorov, u shtua në një listë të përditësuar të agjentëve të huaj së bashku me katër gazetarë dhe Dmitry Glukhovsky, një shkrimtar i shquar.

Ai anuloi një turne të planifikuar rus në shenjë proteste ndaj pushtimit të Ukrainës dhe më pas u largua nga Rusia dhe dha një seri koncertesh në Turqi, Britani dhe Gjermani, të titulluar “Rusët kundër luftës”, shkruan Al Jazeera.

Në fund të gushtit, autoritetet thanë se po hetonin punën e tij sipas ligjeve të vendit kundër ekstremizmit. Sipas ligjit rus, materiali i quajtur “ekstremist” është efektivisht i ndaluar.

Oxxxymiron, tekstet e të cilit janë shumë politike dhe që mori pjesë në mitingje në mbështetje të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexey Navalny, ishte një nga reperët e shquar të Rusisë para luftës, duke gëzuar popullaritet të madh në një vend ku hip-hop është një zhanër popullor.

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV