“Der Klassiker/ Dortmund sfidon Bayernin në klasiken gjermane mes tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në “Signal Iduna Park” do të luhet klasikja e 124-t e futbollit gjerman, një përballje mes dy peshave të rënda të futbollit si Borussia Dortmund dhe Bayern Mynih, të cilat nuk e kanë nisur në mënyrën e duhur sezonin dhe vijnë në këtë takim me pikë të barabarta, 15 secila.

Verdhezinjtë e Terziç u mposhtën javën e kaluar nga Koln, por në mesjavë triumfuan 1-4 në Andaluzi ndaj Sevillas, me anglezin Jude Bellingham që ishte protagonist dhe do të provojë të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj bavarezëve.

Prej kohësh Borussia shihet si ekipi i vetëm që mund të thyejë hegjemoninë e Bayernit, pasi këta të fundit kanë fituar 10 tituj kampion radhazi, megjithatë vlen të theksohet se verdhezinjtë nuk fitojnë një ndeshje ndaj bavarezëve që prej gushtit të 2019-ës, duke humbur plot 8 përballje radhazi.

Për sfidën ndaj Dortmundit, Nagelsmann ka rikuperuar Joshua Kimmich dhe Kingsley Coman, por nuk do të ketë në dispozicion Thomas Muller. Manuel Neuer është një farë garancie për suksesin, pasi është futbollisti me më shumë fitore ndaj Dortmundit në karrierë, plot 24 të tilla.

Nga ana tjetër, te Dortmund shpresojnë shumë te forma e mirë e Bellingham e Brandt, por edhe aktivizimi i Matts Hummels në mbrojtje. Këtë sezon verdhezinjtë kanë pësuar një gol çdo 512 minuta me veteranin gjerman në fushë dhe një gol çdo 23 minuta.

Megjithatë kur bëhet fjalë për klasiken e futbollit gjerman, statistikat nuk kanë vlerë, pasi fjalën e fundit e thotë fusha e blertë, aty ku protagonistët do t’i japin jetë një spektakli 90-minutësh, duke nisur nga ora 18:30.

Të fundit

Sorkadhet e Parkut Kombëtar të Tirënës në mëshirë të fatit

Nga Sefer Pasha U bënë dy muaj që tre - katër sorkadhe u dalin përpara qytetarëve. Ato lëvizin në udhët...

Gjermania nuk tërhiqet nga Kosova, zgjat mandatin e trupave të saj në KFOR

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve të Bundeswehr-it jashtë vendit, duke përfshirë pjesëmarrjen e saj në misionin paqeruajtës të NATO-s...

Izraeli vret 93 persona në Gaza, të shtëna drejt diplomatëve në Bregun Perëndimor

Të paktën 93 persona janë vrarë në sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës që nga agimi i së mërkurës. Kjo është bërë...

Eurostat: Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë!

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në...

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkund Kretën, rrëshqitje toke dhe dëme në ndërtesa

Një tërmet me magnitudë 6.1 i shkallës Rihter, u regjistrua në orën 6.19 të mëngjesit të sotëm me orën lokale, në zonën detare në...

Lajme të tjera

Web TV