Formula 1/ Verstappen merr ‘pole position’ në Japoni, Ferrari plotëson treshen e nisjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen me Red Bull siguroi mëngjesin e sotëm “pole position” në pistën e Suzuka, ku pas 24 orësh do të zhvillohet gara e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1. Piloti holandez e nis mirë këtë fundjavë në japoni, ku ka shanse që të shpallet kampion bote për pilotë për të dytin vit me radhë.

Verstappen dha kohën 1’29”304, duke lënë pas Charles Leclerc me Ferrari, me vetëm 10 të mijëtat më shumë. Në vendin e tretë, me 57 të mijëtat më shumë se holandezi u rendit spanjolli Carlos Sainz me makinën tjetër Ferrari, ndërsa i katërti u klasifikua meksikani Sergio Perez me Red Bull-in tjetër.

https://twitter.com/F1/status/1578642349391253506?s=20&t=Gxs6Y2hzvIaNJH2LGKACAQ

Për Verstappen kjo është hera e parë në karrierë që siguron “pole” në Japoni. Në “top-10” makinat më të shpejta sot në provat zyrtare u renditën edhe Ocon, Hamilton, Alonso, Ressell, Vettel e Norris. Provat e sotme u zhvilluan në pistë të thatë, ndryshe nga dje ku pista ishte e lagur, ndaj gara pritet të jetë interesante.Formula 1

Të fundit

Diaspora, përfundon numërimi i votave për partitë në 11 qarqe

Numërimi i votave të diasporës për subjektet ka përfunduar në 11 qarqe, ndërsa vijon vetëm në Korçë. Sipas KQZ, numërimi...

I ftohtë, strateg, i uritur: Hansi Flick mbylli sezon fenomenal te Barcelona

Në rininë e tij ka qenë edhe futbollist, por mbahet mend shumë pak. Hansi Flik padyshim mund të tregojë shumë më tepër sesa një...

Kërcënoi kandidaten e PS në Lezhë, arrestohet 27-vjeçari i shpallur në kërkim

Është arrestuar ditën e sotme në Lezhë 27-vjeçari Xhejson Seferaj, i cili akuzohet se është një nga personat që kanë kërcënuar babain e kandidates...

Presidenti Zelensky takohet me JD Vance, “Vatikani, vendi i bisedimeve për paqen”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është takuar me zëvendëspresidentin e SHBA-së, JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio në prag të inaugurimit të Papa...

“Pallati mbretëror fluturues” që Katari i dhuroi Trump-it ka 40 televizorë

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një avion privat superluksoz Boeing...

Lajme të tjera

Web TV