Nuk ishte as në dasmë/ Vajza e Mark Frrokut rrëfen ‘sherret’ me Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë.

Marrëdhënia e aktores me fëmijët e Frrokut, ka tërhequr shpesh herë vëmendjen.

Vajza e madhe e Markut, Mara ka folur së fundmi për marrëdhënien me Rudinë duke zbuluar se kanë një raport shumë të mirë.

 “Si është marrëdhënia jote me Rudinën?”, e pyeti një ndjekës në Instagram, ndërsa Mara ka treguar një konflikt që ka pasur së fundmi me moderatoren.

“Konflikti im me Rudin ishte se kur erdha kësaj here shtova 2 kg nga gatimet e saj. Stop Rud”, u përgjigj ajo, duke lënë të kuptohet se kanë një raport shumë të mirë.