VIDEO/ Manchester United mposht Everton në “Goodison”, gjen golin edhe Cristiano Ronaldo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United ka fituar 2-1 në udhëtim te Evertoni në kuadër të javës së dhjetë në Ligën Premier.

Alex Iwobi ia doli të shënonte golin e parë e takimit në minutën e pestë, duke ndezur kështu sfidën.

Por, Djajtë e Kuq i barazuan shifrat me anë të Antony që realizoi në minutën e 15-të me një asistim të Anthony Martial.

Francezi më pas pësoi lëndim dhe u detyrua të lëshonte fushën në minutën e 29-të, ndërsa në vend të tij u fut Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez ia doli që në minutën e 44-të shënoi për 2-1 për Unitedin, ndërsa Casemiro ishte asistuesi.

Ky ishte goli i 700-të në nivel klubesh për pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Në 45 minutat, United ishin edhe më kërkues, por që nuk ia dolën të shënonin më gola.

Lojtarët e drejtuar nga Erik ten Hag ishi të vendosur të largoheshin me tri pikë nga ky takim, dhe zhvilluan lojë më të rrezikshme, duke shënuar një gol – mirëpo që u anulua nga VAR-i për lojë me dorë.

Ishte minuta e 81-të e takimit, kur Marcush Rashford e devijoi topin me dorë në drejtim të portës së Evrtonit, duke ia dal më pas të mposhtë Jordan Pickfordin, e që u anulua.

United e mbajti këtë epërsi minimale deri në fund dhe arkëtuan kështu tri pikë mjaftë të rëndësishme, ndërsa gjendet në vendin e pestë me 15 pikë.

https://youtu.be/u8okPaxHdYc

Të fundit

Ndryshim total te Metalurgjiku dhe Kombinati, parqe eko-industriale me standard të BE

Zonat industriale që janë degraduar për shkak të mungesës së aktivitetit, do të hyjnë në një fazë të re...

I vdiq pacientja gjatë ndërhyrjes, reagon mjeku Ilir Shani: Kur doli nga salla ishte mirë

Mjeku Ilir Shani, i cili realizoi operacionin e 54-vjeçares në Durrës e cila humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale, ka reaguar për herë të parë...

La pas mijëra viktima/ Ky është tërmeti, 9.6 ballë më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë

Më 22 maj 1960, Kili ishte vendi i tërmetit më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë nga instrumentet sizmike. Me një magnitudë prej 9.5 ballë , por sipas burimeve të tjera...

Beti Njuma për ikjen e Artan Lames: Ti e bëre betejën tënde, por e keqja është më e fortë

Ikja e papritur e Artan Lames i ka shokuar të gjithë. Miqtë e shumtë kanë mbetur pa fjalë nga lajmi i kobshëm që mbërriti...

Si po përpiqen dronët-mashtrues rusë të mposhtin mbrojtjen ukrainase

Pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia shpesh quhet lufta e parë e madhe me dronë. Sipas mediave të huaja, ndërsa konflikti...

Lajme të tjera

Web TV