Gjysma e tarifës do subvencionohet/ Konviktet e reja, gati për të pritur 400 studentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy godinat e konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i nëntorit 2019, janë rindërtuar dhe janë gati të presin 400 studentë në mjedise tërësisht të reja, moderne dhe me kushte bashkëkohore.

Rezidencat, të cilat ndodhen pranë tregut industrial të Medresesë, në rrugën “Ferit Xhajko”, u vizituan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ashtu si me shkollat e reja, kryeqyteti ka investuar edhe për të rinjtë që zgjedhin të studiojnë në universitetet publike të Tiranës.

“Kemi kaluar gjithë gushtin dhe fillimin e shtatorit për t’u bërë gati për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, por siç e kërkon rendi i punëve, shtatorin dhe fillimin e tetorit e kemi shfrytëzuar për t’u bërë gati për të pritur studentët. Për ata që pyesin se ‘çfarë janë këto dy ndërtesat e bukura te “Farmacia 10”’ – shumë njerëz mendojnë gabimisht se gjërat e bukura i bën vetëm dora e privatit, pra godina me ashensorë, ndriçim LED dhe energji diellore për ngrohje – por, në fakt këto janë ndërtesa publike, janë dy godinat e reja ultra moderne me nga 200 studentë secila, për Fakultetin e Mjekësisë. Kemi zgjedhur t’i bëjmë po këtu, duke qenë se fakulteti është afër, po ashtu edhe Qendra Spitalore Universitare, ku mund të kryejnë praktikat”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se gjysmën e faturës së akomodimit të studentëve në rezidenca do të subvencionohet nga Bashkia e Tiranës, sikurse edhe aboneja studentore do të jepet falas me Kartën e Studentit.

“Siç kemi bërë me kopshtet e çerdhet, ku bashkia e subvencionon, pra paguan më shumë se gjysmën për t’u siguruar që të jetë e përballueshme për familjet, pavarësisht sa është kosto reale, së shpejti do të marrim një vendim të ngjashëm edhe për godinat studentore, që të subvencionojmë çmimin. Këshillit Bashkiak do t’i propozoj që ne të paguajmë gjysmën e faturës së studentëve, sidomos për ata që vijnë nga rrethet, që i kanë edhe kushtet më modeste. Së dyti, duam të marrim edhe një vendim për të lehtësuar transportin për studentët. E kuptoj se me rritjen e çmimit të naftës, që është diçka që nuk varet nga qeveria, as nga Bashkia, kosto e transportit ka lëvizur. Duam që të paktën studentët të mos e ndiejnë problematikën që lidhet me transportin dhe duke qenë se studentët kryesisht përdorin autobusin, jo të gjithë kanë mundësi për taksi apo për makinë private, ndaj duam ta bëjmë falas abonenë e studentit, duke treguar Kartën e Studentit,” theksoi Veliaj.

Lexo edhe :  Pse Arjan Konomi i përmendi emrin e fëmijëve dajës së Endri Shabanit? Mos vallë...

Rezidencat e reja studentore të Fakultetit të Mjekësisë kanë kapacitet prej afro 200 studentë secila. Në çdo godinë janë realizuar 79 dhoma qëndrimi të studentëve, ambientet e leximit dhe studimit.

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV